• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës i bën “jehonë” vendimit të Presidentit: Meta anulon datën e zgjedhjeve vendore

Lajme, Të fundit



Në Shqipëri Presidenti Ilir Meta njoftoi sot se ka vendosur të shtyjë datën e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

Njoftimi i tij u bë pak përpara nisjes zyrtare të protestës së opozitës sot në mbrëmje. Presidenti ka bërë të ditur vetëm anullimin e dekretit me anë të të cilit ai kishte shpallur 30 qershorit si datë, duke shpjeguar se “ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi”.

Në deklaratën e shpërndarë nga zyra e tij, zoti Meta shpjegon arsyet e vendimit të tij. Sipas deklaratës, ky vendimi ka ardhur si pasojë e “shqetësimit të thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë”, dhe se për këtë ai “ka patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend, se ka marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar, dhe se ka vetëdijen e plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020”.

Në deklaratën e tij, presidenti fton “të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë”./ VOA

 



6 Comments

  1. Ne cfare derexheje na kane katandisur per 30 vjet. Na kane ule mbi krye varferi fatkeqsi dhe injorance e armiqsi me njeri tjetrin. Dhe kane mare shtetin me ndihmen e krimit. Dhe kohen me te cmuaren ate qe nuk kthehet. Mirepo eshte bota dhe koha e maskarenjve kjo.

  2. lajmet ti shohim vetem tek top qeni 🙂

    zeri amerikes here i mire here i keq top qenelli eshte gjithmone , me ate muhamet kurven hahah

  3. Nga nje hajdut me bllok ne dore cfare nuk pritet, njeri i pa skrupullt, fytyre tinzare , edhe ti je ne fund te karrieres te cilen e mbylle me turp, Rama te dha nje shanc per tu pleqeruar si zotni , po je tinzar ..nuk je njeri, populli ju urren si cift!

  4. Pervec tre kategorove te arsyeve qe kishe permendur, duhet te na thuash dhe nje gje: Pse tani, pse sot? Une kam shume besim qe ti do marresh mbi vete cdo pergjegjesi, por publiku opozitar do te kuptoje , pse ka rrahur uje ne havan per daten tende. Mund ta kishe bere shume me perpara. Ti nuk besoj se ke barometer qe te mase paraprakisht nivelin e urrejtjes. Mund te kete njerez ne burg vetem se donin shtyrjen e zgjedhjeve. Cfare do ti thoni atyre? Megjithese, me kete akt te nderuar qe bete edhe mund t’ju jepet mundesia t’ja shpjegoni personalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *