• |
ide | kryesore

Atletico, 40 milionë euro për Suso: shitja mban në San Siro Donnarumma e Romagnoli

Sport



Atletiko Madrid kërkon fantazistin e Milan Suso. Spanjolli është një nga pikat fikse të kuqezinjve, por shifra që Colchoneros janë gati të vendosin në tavolinë është e rëndësishme. 40 milionë euro, ose më saktë paratë e klauzolës së zgjidhjes së kontratës, për të mos negociuar fare me Maldini e Gazidis.

Shifra do ti lejonte shoqërisë së rrugës Aldo Rossi të inkasonte një plusvalencë të fortë, duke qenë se numri 8 mbërriti nga Liverpool në 2015 me parametër zero. Oksigjen për bilancin, në lidhje me FPF. Shitje që edhe pse e rëndësishme do të mbronte ikjen e Donnarumma e Romagnoli.

Në fakt, shumë do të varet nga Giampaolo, tashmë me shumë mundësi trajneri i ardhshëm i Milan. Do ti takojë atij fjala e fundit, ndoshta pas një takimi me lojtarin që nuk e ka mohuar kurrë dëshirën për tu kthyer në Spanjë. Suso përfundoi në vëmendjen e Atletico sepse Simeone është i detyruar të zëvendësojë me shpejtësi largimet e Griezmann e Diego Costa, ndërkohë që në dyshim është edhe qendrimi i Alvaro Morata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *