• |
ide | kryesore

Fonseka sjell me vete Ismaily: Roma nis ndryshimin total…

Sport



Edin Dzeko nuk është i vetmi që do të largohet nga Roma, në këtë merkato vere. Ardhja e teknikut të Shakhtar Donetsk, Paolo Fonseca, do të shkaktojë revolucionin e kërkuar nga presidenti i verdhekuqve Pallotta. Në rrugën e daljes është edhe Alexander Kolarov, që nuk u përfshi kurrë plotësisht në ADN e klubit, për të kaluarën e tij laziale. Serbi kërkohet nga Inter, me sugjerimin e Conte, që ka nevojë për krahët që dinë të mbrojnë e sulmojnë njëkohësisht në 3-5-2 e tij. Për këtë arsye Roma është duke kërkuar një lojtar me profilin e mbrojtësit të majtë.

Sipas Il Messaggero, Fonseka do të sjellë me vete Ismaily, 29-vjeçarin brazilian të Shaktar. Vlera e tij shkon deri në 15 milion euro. Por për sistemuar është edhe qendra. Kostas Manolas me shumë mundësi do të dalë në shitje, për të rregulluar bilancet. Mbrojtësi grek duket se do të jetë përforcimi i parë i Juventus në qendër të mbrojtjes, por përpara se të vishet bardhezi, duhet të presë zyrtarizimin e Maurizio Sarri në Torino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *