• |
ide | kryesore

Igli Tare qendron tek Lazio: Lotito bind shqiptarin

Sport



Claudio Lotito është macja e zezë e Milan. Presidenti i Lazios, pasi rinovoi me teknikun Simone Inzaghi – shpesh i dhënë pranë pankinës kuqezi -, ka bindur të qndrojë edhe Drejtorin Sportiv shqiptar, të preferuar nga Paolo Maldini si zgjedhje e parë, për të zëvendësuar Leonardo (që në organigramë figuronte si drejtor i përgjithshëm i zonës tekniko-sportive, por vepronte si ds).

Vetëm pak ditë më parë, Tare kishte lënë të hapur një gjysëm porte, me atë “gjithcka mund të ndodhë” por kjo ka rezultuar më shumë një frazë e thënë nga dikush që e di mirë se në botën e futbollit situatat përmbysen me shpejtësi e, që në të njëjtën kohë, nuk dëshiron të vendosë në presion shoqërinë aktuale, me të cilën shkon plotësisht dakord.

Për Maldini tashm shfaqet detyra për të kërkuar një tjetër Drejtor Sportiv. Emrat në tavolinë janë shumë: nga Massara tek Osti pa harruar Bianchessi e Sartori. Një pikë e rëndësishme për të startuar projektin e ri, ku mungon ende firma e Marco Giampaolo, që në fakt duhet të ndodhë të hënën ose të martën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *