• |
ide | kryesore

Mourinho gjen sheikun e tij…tek Newcastle

Sport



José Mourinho mund të kthehet së shpejti të drejtojë një pankinë në Premier League. Nuk është një nga të mëdhatë, por mund të bëhet. Tekniku portugez është favoriti për tu bërë menaxheri i ri i Newcastle, nëse kalimi i pronësisë nga Mike Ashley tek sheiku Khaled bin Zayed Al Nehayan duhet të përfundojë me sukses. E ardhmja e Rafa Benitez në pankinë duket e shënuar dhe portugezi ka bërë të ditur se do ta merrte në konsideratë ofertën.

Tratativa mes sheikut dhe pronarit aktual të Magpies është në fazë të avancuar dhe në tavolinë janë rreth 350 milionë stërlina për një projekt rikthimi në kohët e arta. E ardhmja e teknikut spanjoll mund të kthehet të kryqëzohet me atë të José Mourinho, me një situatë të përmbysur krahasuar me 2010 kur spanjolli zëvendësoi portugezin tek Inter. Si është bërë e ditur nga media angleze, konkretisht Daily Mirror, në dëshirën e sheikut është pikërisht Special One.

Në ditët e kaluara vetë portugezi, gjatë një interviste, kishte deklaruar se ishte i gatshëm të të pranonte projekte të reja me një potencial të mirë, ndoshta jo menjëherë fitues por me një strategji serioze për suksesin. E kështu, e ardhmja e tij e afërt mund të jetë buzë lumit Tyne në Newcastle.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *