• |
ide | kryesore

Nations League: Kush tha që penalltitë janë mallkim për Anglinë? Skuadra e Southgate e treta, merita e Pickford…

F1, Sport



Anglia e mbyll në vendin e tretë Ligën e Kombeve 2019, duke mundur në sfidën për vendin e tretë Zvicrën 6-5 me penallti, pas 0-0 në kohën e rregullt dhe ato shtesë. Decizive për formacionin e Petkovic gabimi në penalltinë e gjashtë të Drmic, sulmuesi i ‘Moenchengladbach, që u hipnotizua nga Pickford. Sic duket mallkimi i 11 metërshave nuk është më mbi Tre Luanët që dilnin jashtë sa herë që ndeshja shkonte tek penalltitë: kualifikimi ndaj Kolumbisë në Botërorin e Rusisë e ka thyer traditën negative të 11 metërshave.

Në fakt Anglia ka qenë e pafat në 120 minuta lojë dhe në fushë, përballë Zvicrës, ka qenë dukshëm skuadra më e mirë. Dy traversa të Harry Kane e Raheem Sterling, kanë shpëtuar zviceranët nga kapitullimi përpara penalltive, pa llogaritur shtyllën e goditur nga Schar që rrezikoi autogolin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *