• |
ide | kryesore

Orges Shehi i jep lamtumirën Skënderbeut: “U konsultova me familjen, duhet ndryshim”

Sport



Orges Shehi nuk do të jetë më trajneri i Skënderbeut në sezonin e ardhshëm. Ish-portieri veteran i shumë betejave, në epokën më të lavdishme të bardhekuqve, debutoi në pankinë në sezonin më delikat për korcarët, duke arritur megjithatë ta rendisë skuadrën në vendin e katërt, me mundësinë për të luajtur në Europë League, gjithnjë nëse vjen përgjigja pozitive nga CAS.

Tekniku e ka kë bërë publik vendimin e tij në mbrëmje vonë, në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, duke theksuar se pas një viti të vështirë është koha për ndryshim. Shehi ka luajtur 8 vjet, duke mbrojtur portën e Skënderbeut, duke kontribuuar në të gjithë titujt kampion të fituar nga korcarët dhe një vit në pankinë, duke nisur një karrierë të re, që tani duhet ta vazhdojë larg Korcës.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2199386126826362&set=a.347322825366044&type=3&theater



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *