• |
ide | kryesore

Skandali/ Qeveria ndryshoi në fshehtësi hartën territoriale të vendit

Lajme, Të fundit



Qeveria ka ndryshuar hartën territoriale, të miratuar nga Parlamenti në vitin 2016, me një vendim të marrë 10 ditë më parë, të mbajtur në fshehtësi. Vendimi i përket datës 29 maj, një ditë para se Edi Rama të niste fushatën.

Siç rezulton nga verifikimet në hartat e reja që janë përditësuar, ka shumë ndryshime në disa bashki. Më e privilegjuara, besohet se është Tirana, që raportohet se ka marrë territore të reja nga bashkitë fqinje, nga Kamza e Peqini. Por, më e diskriminuara, është Bashkia e Rrogozhinës.

Lidhur me këtë akt ka reaguar edhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, e cila përmes një deklarate, shpreh shqetësimin e saj duke u shprehur se akte të tilla bëhen vetëm me ligj që kalon nga Parlamenti dhe jo me Vendim qeverie, si në rastin konkret.

Reagimi i plotë:

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë (ShBSh) ka marrë kërkesa nga media dhe aktorë të ndryshëm për të bërë një sqarim mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 360/2019.

Në respekt të misionit tonë si shoqatë por edhe të gjithë atyre që na besojnë si profesionistë,për të hedhur sa më shumë drite mbi këtë rast sqarojmë si më poshtë:

1. Përcaktimi i kufijve administrativë të njësive të qeverisjes vendore në VKM 360/2019 është miratuar vetëm nga Qeveria me një vendim të saj, ndërkohë që formalisht duhet të miratohet përmes një ligji, i cili duhet të kalojë në parlament dhe nuk mund të kryhet thjesht me një vendim të qeverisë, pasi cenohet uniteti administrativ-territorial i Njesisë së Qeverisjes Vendore.

2. Sjellim në vëmendje se sipas Kushtetutës ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” si dhe ligji nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, janë ligje të një rëndësie të veçantë që miratohen me shumicë të cilësuar prej tre të pestave të Kuvendit.

3. Në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” në nenin 89 përcaktohet se: “Riorganizimi i ndarjes administrativo-territoriale me ose pa ndryshim kufijsh, bëhet me ligj të veçantë dhe propozimi për riorganizimin e një ose më shumë njësive të vetëqeverisjes vendore, për çdo rast të veçantë, i paraqitet Kuvendit së bashku me faktet dhe argumentet përkatëse si dhe mendimin e popullatës që banon në njësitë e vetëqeverisjes vendore që do të riorganizohet”.

4. Nga ana tjetër sa konstatojmë deri tani, VKM 360/2019, bie ndesh dhe prek Nenin 5, pika 3 te Ligjit 139/2014, “Bashkia përfaqëson një unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh. Bashkitë, shtrirja territoriale, emri dhe qyteti qendër i saj përcaktohen me ligj”.

Më tej, ligji parashikon se këshillat bashkiakë dhe të qarqeve, që janë të përfshirë drejtpërdrejt në riorganizim, si dhe kryetarët e tyre japin mendimin e tyre zyrtar dhe nëse ka, edhe mendimin “kundër” të një pjese të këshilltarëve të këshillit përkatës.

Ndërkohë që procesi i ndjekur nga qeveria është i panjohur për bashkitë apo për Shoqatën e Bashkive si përfaqësuese e tyre.

Por edhe nëse i referohemi Nenit 93 të ligjit nr. 139/2015 konstatojmë se “Përditësimi i kufijve administrativo-territorialë, janë pikërisht Këshillat Bashkiake që marrin vendime, referuar pikës 2. Këshillat bashkiakë, bazuar në ligjin në fuqi për ndarjen administrativo-territoriale, miratojnë me vendim hartën e përditësuar të kufijve ndarës administrativo-territorialë të njësive administrative dhe fshatrave në pwrbërje të tyre, sipas standardeve të përcaktuara gjeohapësinore.

Por nga ana tjetër e paqartë dhe e pa sqaruar është hapësira kohore e nevojshme për të bërë ndryshim kufinjsh (ligji thotë çdo 10 vjet). Ndryshimet e fundit teorikisht janê bërë ne vitin 2014 me lgjin 115.

Teknikisht, përditësimi i kufijve do të kërkonte një punë voluminoze nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive, nga vetë bashkitë, nga drejtoritë e Bujqësisë e të gjithë zinixhirit institucional përkatës për të koordinuar informacionin e për të arritur në rezultatin final të ndarjes së kufijve administrativë.

Në dijeninë tonë ky proces nuk ka ndodhur, çka lë dyshime mbi saktësinë e hartave gjeografike të miratuara si dhe mund të krijojë konflikte të reja mes bashkive dhe komuniteteve, ruajtes se unitetit të territorit etj.

Ndaj procesi i ndjekur ne hartimin e ketij akti duket jo transparent dhe me ndikime mes bashkive, duke ndryshuar sipërfaqen dhe popullsinë e tyre, faktorë këto që kanë ndikim në formulën e buxhetit të bashkive, por edhe probleme të tjera administrative, që lidhen me ndryshimin e juridiksionit te territorit, etj. etj.

Saktësimi i kufijve administrativë është pa dyshim një nevojë e bashkive pasi nuk ka pasur një hartë të unifikuar administrative deri me sot, por për nga vetë rëndësia e këtij procesi duhet një bazë e saktë të dhënash të cilat nuk ekzistojnë dhe kjo është identifikuar dhe me zbatimin e reformave të tjera si taksa e pronës apo nga ngritja e kadastrës kombëtare.

Por në çdo rrethanë caktimi i kufijve duhet të bëhet nga vetë bashkitë me grupe pune të përbashkëta, me konsultime publike dhe transparente, dhe me pëlqim e vendimmarrje të përbashkët të organeve publike- Bashkive.

Keto procese duhet të mbështetet me ekspertizë, teknologji dhe mjete financiare.



9 Comments

  1. Prisni, prisni. Lereni te ashtuquajtur piktor edhe pak ne pushtet te shihni se cfare do t’i beje shqiptareve.
    Pergjegjes jane edhe badhkepunetoret e tij, ata qe e mbeshtesin dhe ata qe e jane votuar. Fishta dikur thoshte…’shqiptaret jane mesue me nderue llumin’…

  2. Ky xhuxh gjigant me emrin Erion e ka vendin ne burg . Nje veprim i tille i takon parlamentit dhe do 2/3 e votave pra 94 vota .Si e marrin guximin keto kurva nuk arrij ta shpjegoj. Keta nuk kane frike nga ligji . Sepse ndeshkueshmeria ndaj politikes ketu eshte zero .

  3. TOKEN E BABES E KANE KETA QE JA MARRIN DHE JA JAPIN KUJT TE DOJE?
    HIDHJANI CELSAT NE DET KETIJ DYPELLOMSHI .

  4. Keta mavite nuk kane me frena , nuk tremben nga asnjegje . Nje vendim shume te cilesuar parlamenti e merr nje xhuxh ma xhuxh , nje cope mishi qe kujton se eshte dymetrosh . Ropt ku ti keni . Horrlliqet tuaja nuk kane te sosour or qelbesirat e mut nanos dhe merushekurves.

  5. Sa naive jane Shqiptaret ?!?!?!Po nese nuk do ishte porosi e atij plehut te gjate,miushi as qe do guxonte te firmoste asgje !Neser….dhe ne cdo dite kalon asgje nuk firmos maskarai,te shpetoje menderen e tij te qelbur !!!Urdheron e telendis dynjane me telefon,ama per firme zero plehu ?!Firmos ky xhepisti i vogel !!!

  6. hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,ky qeka i modh fare . merr ca toke nga cameria , ulqini dhe maqedonia meqenese qeke kaq i fort

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *