• |
ide | kryesore

A do ta kërkojë PS shkarkimin e Metës? Votat në Kuvend dhe problemi me Kushtetuesen

Arkiva, Lajme, Të fundit



Socialistët do të diskutojnë ditën e enjte në mbledhjen e Grupit Parlamentar mundësinë e shkarkimit të Presidentit Meta.

Mësohet se socialistët do të njihen fillimisht me argumentat kushtetuese që presidenti i Republikës do të japë në lidhje me vendimin e tij për të anuluar 30 qershorin si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe mbi bazën e tyre do të organizojnë dhe procedurën dhe rrugën që do të ndjekin.

Por çfarëdo argumenti që të paraqesë kreu i shtetit, shkarkimi i tij nga Parlamenti kërkon 93 vota dhe vendimin përfundimtar e jep Gjykata Kushtetuese, e cila është në proces plotësimi të saj me anëtarë. Neni 90 i Kushtetutës së Shqipërisë përcakton rastet kur shkarkohet kreu i shtetit dhe për çfarë shkeljesh.

“1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij;

2.Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij;

3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”, thuhet në nenin 90 të Kushtetutës. Të njëjtat burime thanë për “Panorama” se plotësimi i vendeve vakante të Gjykatës Kushtetuese është në proces, ndërkohë që ata pritet t’i nënshtrohen vetingut. Nevojiten të paktën pesë gjyqtarë që Gjykata Kushtetuese të ketë kuorumin për të funksionuar.

Por në nenin 91 të Kushtetutës, shkruan Panorama, thuhet se kur Presidenti ka pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet ose kur vendi i tij mbetet vakant, është Kryetari i Kuvendit, i cili zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij. Të gjithë skenarët janë të hapur, ndërsa çdo gjë do të varet nga argumentet që kreu i shtetit do të japë sot për vendimin e tij për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

1



7 Comments

  1. Argumentim te sakte juridik nuk kishte aty. Meta vetem deklaraten universale te te drejtave te njeriut la pa permendur, ne perpjekjen e tij per te justifikuar faktin , se ky vendim ne thelb ishte nje raport shendetesor disa mujor per gruan e semure.

    1. Ore jurist I karit. A do garanci dhe argument me te madh se stabiliteti I vendit dhe I rendition publik I cili do te cenohej me rast konflikti ne diten e zgjedhje. Cop Kari qe flet si alien

  2. Meta se rruan fare nga rama se e Di që nderkomtaret po e larguan duhet te mbajene pergjesin vete per ato që munde te ndollin Pastaj kujte tja vejne fajin rucit apo taulanti se rama ska faj hajde o loqe hajde

  3. Edhe shkelja e kushtetutes shkakton destabilitet. Aq me teper qe nuk ka ndonje prove qe destabiliteti u shmang, gjithmone nese ishte plani per t’u krijuar ndonjehere. Per mua ky akt i presidentit, faktoi qe kercenimet e opozites ishin teater qe synonin pikersht kete gje.
    Te keshilloj ta heqesh karin nga goja, te pakten per nje moment, kur flet per politike . Pastaj fute prap.

  4. Meta i erdhi ne ndihme morrat e kuq. Cunami i demokracise do i digjte me flake gjithe morrat e kuq. Vetem ne je tubin oret e vona 100. 000 vete
    O morr i kuq jane 100.000 Spartane.

  5. Po prap duhet t’i djege mo! Shtyrja nuk zgjidh asgje. Njerezit duhet te rrine ne rruge, per zhdukjen e rames. Opozita ose ka ngaterruar njerezit, ose eshte vete komplet e ngaterruar. Nuk ka dekret qe mund t’i qetesoje shqiptaret pas pergjimeve te Bild.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *