• |
ide | kryesore

Basha: E mbështes vendimin e Presidentit, por fjala i takon Gjykatës Kushtetuese

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është shprehur se mbështet vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, por sipas tij përtej çdo mendimi individual ka një institucion që duhet të shprehet përë këtë situatë dhe ajo është Gjykata Kushtetuese.

“Nuk më takon as mua të gjykoj vendimin e Presidentit, ndonëse e mbështes plotësisht. Politikisht unë mund të them që zgjedhjet moniste nuk janë zgjedhje.

Politikisht unë mund të them se vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit i shërben njerëzve dhe interesit publik.

Përtej cdo mendimi individual, ka një dhe vetëm një institucion që mund të shprehet: Gjykata Kushtetuese.

Këtë Gjykatë e ka shkatërruar me krenari dhe mburrje Edi Rama, sikurse ka shkatërruar edhe Gjykatën e Lartë, dhe ajo sot nuk mund të shprehet”, u shpreh Basha.



2 Comments

  1. Ore loqe gjyk kushtetuese eshte shprehur nje here per kete me 2017 e kerkuar nga partia per liri kur nishani I shtyu zgjedhjet me nje jave sipas marveshjes,gjyk kushtetuese eshte shprehur qe dt e zgjedhjeve eshte kopetence e gjykates administrative dhe kolegjit zgjedhor,keshtu gjyk kushtetuese nuk ka cfare shpreh me ,precedenti eshte krijuar or lulu loqe qe kurr nuk u poqe

  2. Hajde estrade hajde.

    Fiore hollandezi bo si i painteresum. Prit kur te thote qe nuk e disha.

    Njisoj si puna e pergjimeve qe kishte bo Bildi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *