• |
ide | kryesore

Basha i vendosur për rezistencë: Nuk ka zgjedhje pa ikur Rama dhe banda e tij në qeveri

Lajme, Të fundit



 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, shprehet i vendosur për t’i shkuar deri në fund rrugës së tij të rezistencës. Ai tha se nuk do të ketë zgjedhje pa ikur Edi Rama dhe banda e tij kriminale nga qeveria. Më poshtë pjesë nga deklarata e Bashës.

“Unë do kisha dashur që në opozitë të isha marrë me programet, me vendime që ndihmojnë se sa më betejën e përditshme në këto vite me krimin dhe drogën. Por beteja ime për krimin dhe drogën është përpejkja imë për ti dhënë një të ardhme tjetër Shqipërisë, sepse kur droga dhe krimi futen në politikë nuk ka vend më për politikanë që të drejtojnë vendin. Drogën nuk e kam sjell unë. Paratë e drogës nuk i kam fut në zgjedhje. Krimin e nuk e futa unë në parlament. Nuk jam unë që jam ulur me kriminelët. Kriminëlët dhe drogën dhe te keqen e ka futur Edi Rama.

Meqë ca socialistë kanë qejf të flasin për shkarkimin e Metës

Kush do e gjykojë. Ilir Ndanxhi, Abdylaj, Rrahman Rraja, apo Rreme lala e familjes kriminale Lala.

Kush do e gjykojë dhe shkarkojë Metën?

Damiam Gjiknuri me 30 milion euro që falsifikoi edhe letra e një shteti amerikan? Taulant Jaris?

Politikisht mund të them se vendimi i Presidentit u shërben njerëzve. Ka vetëm një institucion që mund të përgjigjet dhe kjo është Gjykata Kushtetuese. Këtë Gjykatë e ka shkatërruar me mburrje Edi Rama si edhe Gjykatën e Lartë. Në kushtet e stiome nuk ka asnjë mundësi që vullneti i popullit të diktohet me zgjedhdje të lira dhe të ndershme Zgjedhje nuk ka jo më 30 qershor, jo më 30 gusht por as deri kur Edi Rama, Vangjush Dako të shkojë para drejtësisë”, tha Basha



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *