• |
ide | kryesore

Basha: Populli nuk do të ketë mundësi të zgjedhë pa largimin e Ramës

Lajme, Të fundit



Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh sot se në kushtet ku ndodhet vendi, nuk ka asnjë mundësi që vullneti i popullit të vendosë për qeverisjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas tij, kjo do të ndodhë në momentin që do të largohet kryeministri Edi Rama si dhe atëherë kur të dalin para drejtësisë kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako apo deputeti Damian Gjinuri, të akuzuar nga Basha për vjedhje të zgjedhjeve.

“Në demokraci, zgjedhjet janë instrumenti se si njerëzit zgjedhin qeverinë dhe qeverisjen që duan. Zgjedhjet janë mekanizmi se si vullneti i njerëzve përkthehet në institucionet qeverisëse.

Por ama, është e qartë për këdo, se në kushtet e sotme nuk ka asnjë mundësi që vullneti i popullit të diktojë parlamentin dhe qeverisjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

As me 30 qershor, as me 30 korrik, as me 30 gusht.

Jo përpara se të largohet Edi Rama nga kryeministër, dhe jo para se Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe dhjetëra funksionarë socialistë dhe bashkëpunëtorët e tyre të botës së krimit të dalin para drejtësisë për vjedhjen e zgjedhjeve, për shkatërrimin e themelit të rendit demokratik.

Përpjekjet e mija, përpjekjet e Partisë Demokratike nuk janë përpjekje për pazare tavolinash apo negociata datash. Beteja jonë është betejë për lirinë e votës.

Ajo që unë dhe bashkë me mua, qindra mijëra qytetarë po kërkojmë nga vendi ynë, nga shoqëria jonë, është standardi më minimal, por i pazëvendësueshëm i çdo shoqërie demokratike: të drejtën që shqiptarët me vullnetin e tyre të lirë të vendosin se kush do i qeverisë.

Unë nuk do të pushoj së luftuari, deri sa kjo të arrihet dhe nuk do të bëj asnjë kompromis, me askënd, as sot, as nesër, derisa kjo të arrihet”, u shpreh Basha.



10 Comments

  1. po shko edhe ti para gjykates per parate qe ke vjedhur te rruga e kombit. Ju qe te gjithe jeni e keqja e ketij vendi pa perjashtim nga e majta dhe e djathta. Qe po shkaterroni e po shvleresoni edhe ato vlera te larta te ketij vendi e populli. Te bie nje flame e tu marri te gjitheve , ka nje zot siper do vij dita qe tu ndeshkoje qe te gjitheve .

    1. Ca ka ne dore ky?? Do thoni ju ka nje pjes te popullit. Po pastaj, kjo gje nuk te ben fitues. Se dhe pala tjeter e dim shume mire qe ka popullin e tij. Keshtu qe ky o ben si i fort se duhet. Ose ka shkar fare. NUK KE ASGJE NE DORE O BASHE, DHE GURIN E FUNDIT meten E DOGJE.
      PO TANI???????

    2. Ti je dhe jurist me prifesion o Lul palla,po si ore zgjedhjet ne Shqiperi do mbahen kur tju ngrehet ty,Sales ,Mones dhe Ilir buqes.Normal se nuk deshironi te behen zgjedhje se pastaj ti merr leckat per hollande, se do te ngrihen kundra edhe demokratet e tu qe te mbushin autobusat, dhe qe mbeten pa pune, por Lsi rrezikon te shkrihet komplet.Kur del dhe mbron Ilir Meten, llumin e politikes shqiptare…hapu dhe te futem…jeni robqira njesoj, po ti je edhe I rrotkarizu komplet

  2. Vazhdo enderro…edhe kur ujku te jete duke te ngrene do thuash, jo se jam ne ender…ne 1 korrik do thuash ska zgjedhje ne 30 qershor..

  3. Po mire qe e nxorre koken qe ju nuk doni zgjedhje,ti je nje kamikaz ne duart e Berishe qe ke marre persiper missione inposibile te çosh vendin ne lufte civile dhe kerkon te fusesh vendin ne kaos…

  4. Do desha shum qe te me ndalojn voten nja dy fytyra qe me kane ndaluar ne 96 por jam i sigurt qe sdo jene ata se njeri ka ikur ne angli tjetri ka filluar pune si intelektual ne tirane dhe jep leksione per demokracine por po me ndaluan prape pasi tju qi femijet atyre do te kthehem ty mu ne mes te sheshit….. ishalla ke afer mulin se ate e mbani per te forte…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *