• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Francezi i dehur në timon përplas këmbësorët në qendër të Tiranës

Lajme, Të fundit



Kanë dalë pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi këtë pasdite në afërsi të qendrës së Tiranës. JOQ ka publikuar pamjet sesi një makinë e drejtuar nga një shtetas francez është përplasur fuqimisht me disa makina të parkuara, duke lënë të plagosur veten dhe 3 kalimtarë.

Mësohet se francezi ishte i dehur dhe po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara. Ngjarja ndodhi në “Rrugën e Kavajës” pranë xhamisë “Dine Hoxha”. Qytetari që publikoi pamjet tha se makina erdhi me shpejtësi dhe përplasi njerëzit, që ishin duke ecur në trotuar. Për faj të shoferit të papërgjegjshëm dy turiste të huaja dhe një këmbësor përfunduan në spital.



1 Comment

  1. po ju sikur shkruat qe ishin 2 franceze qe u plagosen nga nje shqiptar. Tani na del se qenkan 3 shqiptare te plagosur nga nje francez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *