• |
ide | kryesore

Dënohet me 35 vite burg vrasësi i nënës së 6 fëmijëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 35 vite burgim Çelnik Shahollin, autorin e vrasjen së gruas së tij. Babai i 6 fëmijëve u shfaq i penduar në sallën e gjyqit dhe këmbënguli se krimi ndodhi aksidentalisht, pas një debati që kishte patur me bashkëshorten.

Krimi i rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi një vit më parë në banesën e ciftit në Durrës. Ardiana Shaholli nënën e gjashtë fëmijëve gjeti vdekjen në spital si pasojë e plagëve të marra nga dhuna e bashkëshortit.

Nga hetimet u provua se Celnik Shaholli e dhunonte rregullisht gruan, të cilës i kërkonte edhe të linte punën, pasi ishte xheloz. Ardiana Shaholli ishte e vetmja që siguronte të ardhura për familjen, ndërsa i shoqi që tashmë do vuajë 35 vite burgim, ishte përdorues i alkolit. Ai ishte i papunë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *