• |
ide | kryesore

Gruevski filmohet duke festuar në jaht

Planet



Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski është filmuar nga kamerat në një jaht në Danub. Ka qenë gazetari, Balezh Ceko ai që në llogarinë  e tij në Twitter ka hedhur disa fotografi nga ish-kryeministri Gruevski i cili ishte i pranishëm në një festë.  Sipas redaksisë së portalit 444.hu, Gruevski ka qenë i pranishëm në një ngjarje lidhur me biznesin e quajtur  “Biznes Ahengu, Budapest”.

Mësohet se  ai është takuar me ndihmës sekretarin shtetëror të ministrisë së Punëve të Jashtme hungareze, Jshtvan Jo në një banesë në pronësi të dy shtetasve kinez, e cila më pas u deklarua se ishte e shërbimeve të inteligjencës hungareze.

Nga MPJ-ja e Hungarisë i janë përgjigjur portalit për takimin duke theksuar se nuk është asgjë e jashtëzakonshme që një i punësuar i MPJ-së të mbajë kontakte me një ish-kryeministër me karrierë të gjatë politike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *