• |
ide | kryesore

Kriza politike, Lubonja: Jemi para një të panjohure të madhe

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja në një interviste për “News 24” tha se tashmë jemi në kushtet kur pushteti dhe krimi janë bërë njësh. Lubonja u shpreh se me Ramën në pushtet, krimi e korrupsioni gëlojnë kudo.

“Mirë që nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, por çfarë do ndodhë? Si do të zgjidhet konflikti mes narko-shtetit dhe demokracisë? Me mjete shtetërore, ku shteti është i kapur nga krimi. Një faktor janë edhe ndërkombëtarët, që mund të gjejnë zgjidhje. Borcardht tha sot se është çështje shqiptare, mirëpo kemi institucionet që janë kapur nga Edi Rama. Kemi të bëjmë me një shtet që ka pjesë të vetes krimin dhe korrupsionin.

Krimi e pushteti tashmë janë e njëjta gjë. Jemi drejt një të panjohure, se si do të zgjidhet kjo krizë. Nuk dimë nëse vendi do të shkojë në diktaturë apo ç’do ndodhë. Janë shumë çështje dhe kam frikë se shqiptarët vështirë ta zgjidhin situatën”, tha Lubonja.



4 Comments

  1. Mereni kushtetuten ton perkthehni ne anglisht, gjermanisht, frengjisht. Dhe jepjani ekspertve ligjor te huaj te ketyre shteteve. Nese vetem njeri prej tyre jo dy po nje, i jep te drejt vendimit qe mori sot meta. Ateher lereni ter jeten president.

  2. Narkoshteti, organet e kapura, krimi e pushteti janë e njëjta gjë…..

    Duhet revolucion. Duhet me patjeter te vine ne pushtet Lyl Hollandezi, Sali 21 Janari, Medi gerdeci, Duka i krimit, Like floriri, Nar traktoristi.
    Dhe kur kto ta vejne Lubonjen prap drejtor te RTSH, atehere gjithshka ndryshon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *