• |
ide | kryesore

Meta: Nuk mbahen zgjedhjet. Cënohet siguria publike e rendi kushtetues

Lajme, Të fundit



Ekziston rreziku real që vendi të shkojë drejt përshkallëzimit të ndasive sociale që mund te shkaktojë pasoja të rënda. Kështu u shpreh Ilir Meta sot në një konferencë të jashtëzakonshme. Sipas tij, ka rrzik serioz për sigurinë publike dhe për paqen sociale në vend.

Meta u shpreh se këto zgjedhje do të ishin një proces zgjedhor fiktiv dhe fals.

Pa opozitën nuk ka garë. Dhe sipas Metë, mazhoranca nuk po ndërmerr asnjë hap të nevojshëm për zgjidhjen e krizës.

“Palët politike reflektojnë thellim edhe më të mëtejshëm të dallimeve midis tyre.” 

Shkuarja në zgjedhje pa opozitën do ta bënte Shqipërinë përfundimisht një vend jodemokratik ku nuk ka zgjedhje por votime.

Dështimi i regjistrimit të opozitës në KQZ, dhe djegia e mandateve në bllok, krijon një problem të madh përfaqësimi.

Meta shpjegoi se ai ka dekretuar datën 30 qershor në një situatë normale politike, pasi u konsultua me palët.

Duke qenë se kushtetuta përcakton se është presidenti ai që përcakton datat e zgjedhjeve, spas kushtetues pa pasur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen. ©Lapsi.al 

 

 

 



4 Comments

  1. Braaaaaavo Like! Keshtu i jep goje merhumit Liderit Sumprem dhe Barkprem qe te thote se, ja, une doja zgjedhje po “hatri i madh i Metes, s’na la Presidenti”……
    Keshtu e nxjerr te nderum’ Liderin Sumprem, qe te mos e hidhte ai dorashken i pari!
    Kur ka rene dhe shahu ne dore te juaj, o shklyes dhe grabites te Shqiperise!

  2. Totalisht ekzagjerim i paster. Situata te krijuara artificialisht, per te arritur ketu ku jemi. Po behemi gazi botes, biznese ne krize, sidomos ai i turizmit qe ne hapje te sezinit.
    Vendimi presidentit i jep motiv nje grupi njerezish te papergjegjshem, ne kurriz te nje populli te tere, qe do qetesi dhe stabilitet.
    Nese jam kundra nje qeverie apo pro e shpreh me vote. Tani qe nuk ka zgjedhje, une qe mendoj keshtu ku duhet te shprehem?!!!
    Zgjedhjet behen nje here ne 4 vjet apo kur do Likja dhe Mona?!!

  3. cfare gezoni o militante, ky e coj vendin ne lufte jo e hoqi, ky eshte ndoshta edhe kryesori bashke me berishen qe duan destabilizimin e vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *