• |
ide | kryesore

Mesazhi i Metës nga takimi me studentët: Kushtetuta do të mbrohet deri në fund, me qetësi dhe shqiptari

Lajme, Të fundit



Pas një takimi të zhvilluar në Presidencë me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, kreu i shtetit, Ilir Meta, ka dhënë një tjetër mesazh lidhur me krizën politike të vendit. Në një postim të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Meta shkruan se në përgjigje të shqetësimit të shprehur nga studentët e Kolegjit Universitar “AAB” në Prishtinë për zhvillimet e fundit në Shqipëri, garanton se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund, me qetësi dhe shqiptari.

Ky mesazh vjen pak pasi Partia Socialiste nisi procedurat për shkarkimin e presidentit Meta, fill pasi ky i fundit çdekretoi datën e zgjedhjeve vendore.

“Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.

I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.

Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.”- shkruan Meta.

 



8 Comments

  1. Kushtetuta nuk eshte statuti i aleances kuq e zi o Mete. Nuk mbrohet me shqiptari. Qeke komplet analfabet per pune ligji, nese e trajton ashtu.
    Edhe qetesia nuk e kuptoj c’hyn ketu. Ne mengjes ishe pop-president (prap keq), pasdite qeke bere tallava-president!

  2. Me qetesi e kuptoj.. por me shqiptari.. nuk e marr vesh..
    Pse do ti japesh nje ngjyrim patriotik ketij procesi ?

    Kot nuk e kane thene.. ‘ PATRIOTIZMI ESHTE STREHA E FUNDIT E QELBESIRAVE’ ..

    1. a s ishte nacionalizmi mo idiot? patriotizmi eshte te duash vendin tend o te qifshin bandat e rilindjes

  3. Kush e mori vesh, se cfar ligji u bazua ky per anullimin e zgjdhjeve? Ore te dal dikush e te na sqaroj se po behet muti mullar me fjal pa kuptim.
    CILIN LIGJ???????

  4. Mire me qetesine por mos harro dashurine qe klinikisht eshte aq e nevojshme per t’i ulur sado pak histerine buces tende.

  5. Po pse po e shkel mor HORR. Mor hajdut ordiner. Tja beje Sales ket qe bere, ta kishte ber brimen e sumes shpell. ka then mir Sala: ti je horri i horrave, like floriri, perfaqsuesi i klaneve mafioze, trafikut te droges, te femrave, te tenderave, je nje hajdut me bllok ne dore qe te kan pare gjith shqiptaret me ze e me figur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *