• |
ide | kryesore

Meta: Ka rrezik real që Shqipëria të shkojë në konflikt social

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e sotëm, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka sqaruar vendimin e për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Pa datë të përcaktuar nga Presidenti, nuk mund të ketë zgjedhje”, ka deklaruar sot Ilir Meta.

“Dita e realizimit të zgjedhjeve duhet të jetë një ditë bashkimi dhe jo përçarje për popullin. Është dekretuar data në kushtet e një klime normale politike në vend. Presidenti ka ndjekur në vijimësi masat administrative për realizimin e këtij procesi, por rezulton se në skadim të afatit të regjistrimit të partive politike, ato të opozitës nuk janë regjistruar, pasi sipas tyre nuk mund të garantohen standardet për zgjedhje të lira. Ky vendim i opozitës, pason vendimin e saj për djegien e mandateve.

Nga ana tjetër Shqipëria po kalonë një krizë kushtetuese.

E gjithë kjo gjendje është shqetësuese dhe rrezikon stabilitetin e vendit.

Si president kam bërë të gjitha përpjekjet dhe kam bërë thirrje mes palëve që të gjejnë zgjidhje dhe të kalojnë krizën, por përpos thirrjeve sërish me keqardhje konstatoj se palët politike reflektojnë thellim të ndasive mes tyre.

Qeveria synon të shkojë e vetme në zgjedhje pa marrë asnjë hap për zgjidhen e krizës dhe dialog, nga ana tjetër edhe opozita shprehet se do të pamundësoje zgjedhjet, në vlerësim të situatës dhe gjuhës së urrejtjes… eksiton rreziku që vendi të shkojë drejt përshkallëzimit të pasojave të pakontrollueshme. E konsideroj këtë moment si moment serioz për paqen në vend.

Nëse në zgjedhje merr pjesë vetëm maxhoranca atëherë popullit i cënohet e drejta për të votuar.

Standardet jo vetëm nuk përmbushen por shkelen në mënyrë flagrante.

Këto zgjedhje kështu bëhen zgjedhje jo demokratike.

Ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë në konflikt social.

Shtyrja për një datë tjetër të dakordësuar nga palët, do të sjellë edhe zgjidhjen e krizës”, u shpreh Meta.



2 Comments

  1. Ky sikur tha qe do shpjegonte bazen juridike te vendimit?

    Njera pale nuk shkon ne zgjedhje -> zgjedhjet behen jodemokratike -> anullim zgjedhjesh.

    Historia perseritet sa here qe ti ngrefet apo cngrefet partive.
    Kokelopa i LSIse e di qe jane partite ato qe japin llogari para popullit cdo kater vjet dhe jo anasjelltas.
    Nejse gje qe pritej. Mbas takimit me Salehun, pale se cfare kane kurdis tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *