• |
ide | kryesore

Meta: Mazhoranca vazhdon të kërkojë kapjen totale të gjithë institucioneve

Lajme, Të fundit



Mazhoranca vazhdon të kërkojë kapjen totale të gjithë institucioneve. Kështu u shpreh Presidenti i Republikës, Ilir Meta në konferencën e jashtëzakonshme për të shpjeguar se pse vendosi të anulojë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Sipas Metës, nga ana tjetër qëndron opozita që kërkon delegjitimimin e tyre, dhe kjo klimë e ashpër politike mund të çonte në konflikt civil pasi nuk do të kishte zgjedhje më 30 qershor. Ai argumenton se nuk mund të rrintë duarkryq ndaj kësaj situate prandaj vendosi të ndërhyjë. ©Lapsi.al 

 

 



3 Comments

  1. Nderkohe qe ne flasim per kapje, institucionet vdesin. E filluam me dy gjykatat kryesore, e vazhduam me parlamentin dhe sot vdiq presidenti dhe bashke me te instutucioni me i rendesishem, zgjedhjet. Keto te fundit ne fakt ishin kufome qe prej 25 qershorit 2017, por sot u kallen. Per shak te nje rastesie te cuditshme apo plani, fasadat po bien nje nga nje dhe poshte tyre shfaqet e verteta e tmerrshme; ajo qe poshte fasades nuk ka asgje, pervec pushtetit arbitrar politik apo kriminal. Ky pushtet do vazhdoje te ushtrohet njesoj, pavaresisht fasades qe do e mbuloje ne te ardhmen.

  2. Nuk e merr vesh i pari te dytin . Ça ndodh po qe se partite nuk bien dakort ? Ai qe bene shtamen i bene dhe vegjen , ndersa na u dha nje shtame qe jo vegje nuk ka por nuk ka as byth . Si veprohet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *