• |
ide | kryesore

Nuk ndryshon modul, por lojtarë: Reja ofensiv kundër Moldavisë

Sport



Tre pikë në tre ndeshje është një situatë që tekniku Italian nuk mund ta ndryshojë, ashtu si nuk ka ndërmend të ndryshojë rreshtimin taktik, që dha sinjale të rëndësishme në transfertën e Rekjavikut, por kundër Moldavisë është momenti të freskojë skuadrën, duke e bërë më offensive.

3-5-2 i 73 vjecarit kërkon sakrificë nga sulmuesit në radhë të parë, por sidomos nga lojtarët e krahut dhe Lenjani e Hysaj janë ata që kanë shpenzuar më shumë kundër Islandës. Duke parë edhe kundërshtarin, që kërkojmë të lëmë pas në renditje, Reja ka ndërmend të provojë me dy lojtarë ofensivë në krahë, konkretisht Roshi e Uzuni, që mund të marrin vendin e kapitenit e Lenjanit.

Berisha është I sigurtë mes shtyllave, ashtu si edhe treshja e mbrojtjes Ismajli-Dermaku-Veseli. Në mesfushë Kace spikat me kandidaturën e tij për ta nisur nga fillimi, ndërsa Abrashi e Xhaka duket se do të vazhdojnë të kompletojnë repartin. Për sulmin, nuk është në favor të Cikalleshit e Balajt fakti që nuk bënë asnjë goditje në portë në 90 minutat në Rekjavik, ndaj dhe Sadiku mund ta nisë nga fillimi ndeshjen, si partner i shkodranit. Kërkohet fitorja dhe kuqezinjtë janë gati të kthehen aty, duke shfrytëzuar edhe faktorin fushë dhe publikun që do ti mbështesë të martën në Elbasan Arena…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *