• |
ide | kryesore

Pas takimit/ Çfarë mesazhi i dhanë ambasadorët Ramës për krizën?

Lajme, Të fundit



Megjithëse u bë një kohë e gjatë nga takimi i Edi Ramës me ambasadorët, ende mbetet mister përmbajtja e tij. Sot paradite, ër më shumë se 1 orë e gjysmë, kryeministri ka zhvilluar një bisedë me ambasadorët e akredituar në vendin tonë plus shefine e OSBE, Broshkard. Takimi që nisi rreth orës 11:00 kishte si diskutim, situatën e fundit politike, pas vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Burime nga kryeministria bënë me dije se shefi i qeverisë kishte kërkuar një takim urgjent me ambasadorët e huaj, me seli në Tiranë, për t’i sqaruar në lidhje me ato që maxhoranca i quan shkelje kushtetuese të Presidentit dhe nismën e socialistëve për shkarkimin e tij nga detyra.

Por ajo që po mbetet mister është mesazhi që i kanë dhënë Ramës diplomatët kryesorë të akredituar këtu. Ndofta ata nuk kanë lëshuar asnnjë sinjal sepse kjo mund të jetë një çështje aq e madhe për të cilën duhet të rakordojnë me kancelaritë e tyre. Por ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se Rama nuk ka marë deri më tani asnjë shkelje syri pozitive. Përndryshe, ashtu sikurse ndodh gjithmonë, mediat pranë qeverisë do ta kishin shpërndarë “off record” lajmin pozitiv.

Deri më tani për gati tre muaj e gjysëm ambasadorët e këtushëm kanë qenë në një mbështetje pa kushte pro Ramës. Kjo është hera e parë që ata nuk i përgjigjen flakë për flakë, një akti politik kundër tij.

©Lapsi.al  



11 Comments

  1. E rendesishme eshte qe Udheheqja Jone ka fituar dhe ka dale sipatrembur ndaj armiqve te Partise dhe te Popullit.
    Di ceshtje ka trajtuar Udheheqesi:
    1. Shoku Meta eshte armik i Popullit
    2. Shoqja Spiropali e shkarkon Meten edhe me nje te shtipur te kazanit te banjes allafrenga
    Kuptohet, ata na kane ne grike te pushkes, ne i kemi ne grike te topit

  2. Rames po i mblidhet laku ne fyt, ambasadoret nuk shprehen hapur kunder tij sepse asnje i huaj ne shqiperi nuk mund ti thote qytetarve rrezoni qeverine gjoja demokratike, POR levizja e presidentit i ka dhene mundesine qe te ndalojne se mbrojturi qeverine, gje qe ia kerkon posti si te thuash.

    Do dali ndonje kokerr qe do e mbroje por te tjeret me shume mundesi do predikojne vetem dialog dialog dhe nuk do shprehen fare per 30 qershorin.

    Mos harroni se ne fund te dites ata nga gjermania, hollanda, anglia nuk jane lapanjoze si keta tanet por perfaqesojne vertet interesat e vendeve te tyre. Dhe qeveria e Rames vetem ka promovuar indirekt krimin, trafiqet, dhe ndyresi te tjera ne vendet qe ata perfaqesojne.

    Mos harroni qe Rama ka dhe disa haqe pa u lare me gjermanet per shume ceshtje. Dhe me gjermanin nuk luhet. Koha do ta provoje.

  3. Mesazhi eshte i qarte! Do ja kishte care karin Spiropali e Mero Gelbaza nese do e mbeshteste kush ne marrezi Ramen!!! Denar Biba edhe mund te gelltise ate qe ka thene, por akuzen per grush-shteti nuk ja heq adot kush edhe sikur te shesi gruan per pifh te pa-perdorur, me pak kilometra… Askush nuk ben dot 97 se i do qefi Rames

  4. @@@ Por ajo që po mbetet mister është mesazhi që i kanë dhënë Ramës diplomatët kryesorë të akredituar këtu. ‘@@@

    @@@ Por ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se Rama nuk ka marë deri më tani asnjë shkelje syri pozitive @@@

    Ore debilat e Lapsit .. nuk ka patur asnje mesazh nga ambasadoret. Ishte takim informimi per aktualitetin dhe hapat e metejshme te Maxhorances.
    Nese do te kete mesazhe ndaj Rames do vijne ne takime dypaleshe me ambasadoret qe do percjellin qendrimin e vendeve respektive , dhe jo ne nje mbledhje me shume persona si kjo e sotmja.

    Filluan te hedhin fall keta anal-istat e lapsit tani. E nxorren koknluzjonin qe ‘ nuk ka marre asnje shkelje syri pozitive’… Reagimet e cdo shteti qe eshte i interesuar , do vijne me vone per Ramen.

  5. qfar paten per ti the .vazhdo edvin se avdyli ne qin nenen te terve.deri sa te dalin si rama nga avdyli,habili,frroku,ndoka e balili.kujtoni se ter keta do te bejn burg per ramen.

  6. Bravo Trim! Ketu te Lapsi kemi nevoje per pellitjet merobaziste dhe cendrifugiste si kjo jotja!
    Ah sa na ndihmon me shojegimin e realitetit, se ne s’marrim vesh
    Mire qe kemi MeroGellbazen dhe Lenc Van Gjelin qe na ndricojne ne keto kohe te erreta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *