• |
ide | kryesore

Përfundon takimi prej 90 minutash mes ambasadorëve të BE-së dhe Ramës

Lajme, Të fundit



Ka përfunduar takimi prej 90 minutash i kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Tiranë. Takimi u vendos sot në mbledhjen e kryesisë së PS-së, menjëherë pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta firmosi “live” para mediave çdekretimin e datës së zgjedhjeve të  30 qershorit.

Takimi mes shefit të qeverisë dhe trupës diplomatike u zhvillua në godinën e kryeministrisë. Ende nuk ka detaje rreth asaj që është diskutuar.

Vendimi i presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet lokale u pasua me reagime të forta nga Partia Socialiste, e cila përmes zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali pohoi se do të nisë me shpejtësi proceduarat për shkarkim e Metës nga posti i Presidentit.



6 Comments

  1. Zëdhënësja e qeverisë së Skënderbeut, Spiropali, flet në emër të Kuvendit të Shqipërisë për të shkarkuar presidentin ??????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *