• |
ide | kryesore

“Ronaldo më kërkoi të shkoj tek Juventus”: De Ligt tregon prapaskenën e finales

Sport, Video



Në kohën kur Fabio Paratici mundohet të përcaktojë detajet e akordit me Maurizio Sarri, për merkaton e lojtarëve mendon… Cristiano Ronaldo. Zbulimin e ka bërë mbrojtësi hollandez Matthijs De Ligt, në përfundim të finales së Nations League humbur 1-0 nga Orange pikërisht kundër Portugalisë së CR7. Qendërmbrojtësi i Ajax, në shënjestër të klubeve më të mirë europianë, ka zbuluar një prapaskenë interesante pas ndeshjes: “Cristiano Ronaldo më kërkoi të shkoj tek Juventus – ka thënë 19 vjecari për tv hollandez Nos -. U befasova pak nga kërkesa e tij, ndaj fillova të qesh. Në fillim nuk e kuptova. Periudha e transferimeve fillon pas pak, kështu që në fillim do bëj ca pushime të mira, pastaj të shohim”.

Cfarë përgjigje ka dhënë Ligt nuk është e mundur të mësohet, por është e sigurtë se kërkesa e Ronaldo nuk mund ta ketë lënë indifferent talentin e ri hollandez. Nuk është një mister që de Ligt preferohet shumë nga Juventus që po provon në të gjitha format të kalojë konkurencën e Barcellona e Bayern Monaco. Në merkato bën punë gjithcka dhe një tentativë e CR7 mund të jetë fillimi i mirë i tratativës.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *