• |
ide | kryesore

Rreth 100 njerëz vriten në një fshat në Mali

Planet



Rreth 100 njerëz janë vrarë gjatë një sulmi në një fshat në Mali, të banuar nga grupi etnik Dogon.

BBC raporton se sulmi ndodhi në fshatin Sobale Kou.

Trupat e të vdekurve janë djegur, tha një zyrtar lokal, ndërsa kërkimet për më shumë trupa janë duke vazhduar. Në muajt e fundit, në Mali ka pasur një numër të madh sulmesh – disa prej tyre etnike, disa të kryera nga grupet xhihadiste. Përleshjet midis gjuetarëve Dogon dhe barinjve Fulani janë të shpeshta. Në rajonin e njëjtë në muajin mars, mbi 130 fshatarë Fulani janë vrarë nga persona të armatosur, të veshur me veshje tradicionale të gjahtarëve Dogon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *