• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Metës, Zëri i Amerikës: Hera e parë që Parlamenti do të ndërmarrë një hap të tillë ekstrem

Lajme, Të fundit



Në Shqipëri Partia socialiste njoftoi sot se ka vendosur të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit Iir Meta. Eshtë hera e parë që në Shqipëri, parlamenti do të ndërmarrë një hap të tillë ekstrem, i cili pason vendimin e Kreut të Shtetit për të anulluar datën e zgjedhjeve vendore të parashikuara për më 30 Qershor.

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë, ministrja për Marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali deklaroi se me vendimin e tij Presidenti ka kryer “një akt brutal ndaj Republikës”. Sipas zonjës Spiropali “ne si Kryesi mendojmë se Meta ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion”. Një qëndrim i paralajmëruar një ditë më parë dhe nga vetë kryeministri Edi Rama , sipas të cilit vendimi i Kreut të Shtetit është “një akt që politikisht është vetëvrasje, ligjërisht është nul, nuk ekziston dhe moralisht është turp që s’ka më turp”, ndërsa shtoi se “Ilir Meta e ka shkruar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë”

Zonja Spiropali shpjegoi se procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës “do nisin menjëherë në sencën parlamentare të së enjtes. Eshtë detyra jonë politike për të mbrojtur Kushtetutën, Rendin kushtetues dhe Republikën”.

Procedurat për shkarkimin e Presidentit nisin me kërkesën e një të katërtës së deputetëve, ose 36 prej tyre, ndërsa vendimi duhet të merret me të paktën dy të tretat ose 93 vota, të cilat shumica e vetme nuk i ka.

Sidoqoftë, edhe nëse parlamenti e aprovon, fjalën e fundit do të duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese, e cila për momentin është jashtë funkzionit, me vetëm 1 nga 9 anëtarët e saj. “Pavarësisht kësaj, kjo nuk na heq të drejtën për të nisur procedurat”, deklaroi zonja Spiropali./VOA

 



16 Comments

  1. Ketu cdo gje po ndodh per here te pare. Institucionet dhe vendimarrja ne Shqiperi,per momentin, po trajtohen si legot ne duart e nje pesevjecari, qe per me teper nuk e di se cfare figure po formon. Futja kot dhe te dale cte dale nga te gjitha anet. Dikush duket ka qene i shqetesuar per humorin super-bajat te ermalit dhe vendosi ta shnderroje te gjithe shtetin ne show humori. Nuk na mbetet tjeter te gajasemi duke bere shqiponjen.

  2. Mos harroni qe eshte hera e pare qe President zgjidhet nje hajdut me bllok ne dore qe e kan par gjith shqiptaret me ze e me figur. Kete peshqesh e patem nga Ramanllari. Tani eshte momenti qe ti tregohet shqiptareve se kush tall karin me ta (pasi i ka vjedhur dhe vrar) duhet te shkoj ne burg. Nqs shteti nuk fillon te denoj horra si puna e Metes, ateher ka te drejt qe kush te doj e kujt ti doj kari, perfshi Salushin me Lulashin, mund te sillet si Xhenxhis Kan neper rruget e vendit e te bej ca ti doj kari. thjesht shtet kartoni

    1. Ore po kete Meten qe kishte blokun ne dore kush e futi ne kualicion ne 2013, e beri kryetar parlamenti, dhe me pas president? Ai e ka emrin Edvin Kristaq Drogaxhi Kriminel Rama apo edhe kete se di? Ju socialistet ja dhate keto poste te nderuara. Cudi sa poshte paskeni rene?

      1. Po Rama e futi. LSI sic tha Basha eshte streha e fundit e horrave. Ne 2013 Rama u strehu aty. Nje pyetje kam per ty dhe Bashen. Kush eshte ne koalicion me LSI sot? Vendi smund te ngelet peng i tre horrave Rama, Meta, Berisha (se Basha eshte gjynaf te zoti se ska gje ne dore). Burg i perjetshem per te tre. Smund te jen shqiptaret viktima te luftes se TEPSIS midis ketyre familjeve mafjoze.

    2. Prandaj duhen bere ndryshime rrenjesore ne kushtetuese dhe ne sistemin zgjedhor , te tjerat jane dokkrra . Ne para çdo zgjedhje do kete kundershtime dhe shkelje kushtetute . Nuk aka ardhur koha per te thene boll dhe ti hyet me themeli gjerave? Keta politikane qe kemi jane te semure patetik per pushtet dhe hajni , vetem ligji dhe zbatueshmeria e tij ua fut te dyja kembet ne nje kepuce ketyre horrave .

  3. Qenke merzit shum o rilindas saqe dhe fjalorin spo kontrollon dot, po mos u merzit se prijsi juaj eshte gjithmon tre hapa para, harrove qe kete hajdutin me bllok ne dor e beri prijsi juaj i rilindur presidet ?

    1. Un prijes kam koshiencen time. As vreses, as hajduta dhe as drogaxhinj nuk mund te jen guru per mua. Ti qe do me patjeter te me besh pjes te ndonje skuadre, partie apo klani, ose je tendecios dhe 80-leksh i paguar, ose je shum i ulet ne arsyetim dhe nuk arrin ta konceptosh jeten tende pa prijes (dele dmth). Thene kete, prijesi jot aktualisht eshte ne koalicion me kete HORR (ca skan then per kete si Basha si Berisha, Like floriri ia ka ven Berisha si emer).

      1. Jane te ulet ne arsyetim, te gjthe perkrahesit e Sales po ti vesh re nga menyra si shkruajne jane injorante dhe te pashkolle dhe dine vetem nje gje,kush eshte kundra tyre eshte armik dhe komunist,kush eshte me ata shnderrohet direkt ne engjell,po ti pyesesh te argumentojne faktet a ha se kane haberin jane thjeshte dele…

    1. Per mendje si e jotja edhe mund te vije . Militant hajvan . venndos nje here arsyen mbi interesin partiak , mos shiko bardh e zi por me ngjyra dhe do shikosh qe 1945 apo 1997 nuk do kete me kurre . Kjo kaste politikanesh duhet zhdukur e gjitha ne bllok , jo njeri eshte i mire dhe tjetri esht i keq se dua une . Sot eshte koha e duhur qe gjerat te shkojne atje ku e kane vendin . Ky palloshi i Anetes duhet var ne çengel per padrejtesite qe po i bene ketij vendi por kush na garanton ne qe edhe Basha nuk behet si ky ? Keta po talllin karin me kete popull e kane çuar ne ate derexhe qe po i ndryshojne edhe genin e burrerise ,po behemi gra me koqe kartoni . Boll me keta ndyresira te çdo krahu . Berisha , Nano ,Meta , Rama ,Monika ,Basha , Idrizi,Mediu dhe shume te tjere , te gjithe ne burg kurvat . Kete radhe leje militantizmin menjene dhe fute pak trurin ne pune .

  4. Ore po ajo qe une nuk kuptoj eshte qe opozita nuk ka kerkuar shtyrjen e zgjedhjeve,por ka kerkuar largimin e Rames si Basha si gruaje e ketij koke lopes,Mona,atehere çfare vlere ka shtyrja e zgjedhjeve?!apo do pranojne te hyne ne zgjedhje me Ramen,uroj dhe shpresoj qe Rama ti shkoje deri ne fund kesaj historie dhe ta shkarkoje presidentin,pasi jetojme ne momente historike ku behet fjale per nje lufte mes demokracise dhe funksionimit normal te shtetit me ata qe jane mesuar te sillen me shtetin dhe ligjet sipas qefit,lufte deri ne fund me keta horra qe po bejne perpelitjet e fundit per te destabilizuar vendin duke shpikur krize qe nuk ekziston…

    1. Ke te drejte i paemer. Opozita nuk duhet te beje asnje hap prapa nga plani per eliminimin e rames dhe kabinetit te mbrapshtive. Po dhe ti si punetore partie me leke shteti, duhet te shkosh me vrap te lehte tek burgu. 100 per qind dakord me shqetesimin tend!

      1. po mir o Lis, po nqs edhe Rama e mendon keshtu (dhe Rama nuk ka vetem nje tuf huliganesh po ka te gjitha mjetet e forces) i bie qe ta djegim vendin e vari karin shqiptareve. Nqs Salehu e do pushtetin pa vota, ca duhet te thot ky qe ne teori ka dhe mandatin edhe votat per te qeverisur. Ja moren njeher tiranen ne tavolin, smund ti marin dhe qeverin se vari karin pastaj, kot qe votojn njerezit. te bejm Salihun mbret, Moniken kontesh e Meten guvernator te perjetshem dhe mbaruan hallet tona (Basha tu bej fresk ketyre se nuk eshte per tjeter gje). Me keto qe po bejn keta nuk po ia fusin Rames, thjesht po dalin zbuluar qe nuk u ha kari fare as per Kushtetut, as per popull, as per ligje, as per Shqiperi po vetem per TEPSI.

  5. Ti o shoku te ka ngel filmi aty te 45. Sa vjec je per kuriozitet? Do jesh nga ai brezi i djegur qe sado u shperndan neper parti te ndryshme, prap enverist ngelen ne mentalitet.

  6. Rama beri gabim qe e zgjodhi president,salihu dhe lulu e shajten para mbrapa dhe prej 6 muajsh e kane ne kualicion dhe te dyja bashke duan te djegin shqiperine,rama gaboi,salihu dhe lulu jane fajtor qe meten e futen ne sqetell,sa per voa gjithmone ka nje here te pare,dhe kjo I qelloje njeriut me pusht pas salihut qe te hidhej ky hap I drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *