• |
ide | kryesore

Shqipëria shpëtoi, por Turqia “merret peng” në Islandë: furçë dhëmbësh në vend të mikrofonit, shpërthejnë polemikat

Sport



Rrezikon të transformohet në një çështje diplomatike trajtimi i marrë një ditë më parë nga kombëtarja e Turqisë, sapo mbërriti në Islandë, ku nesër do të takojë përfaqësuesit vendas në ndeshjen kualifikuese për Europianin e vitit të ardhshëm. Sipas asaj që u denoncua nga sulmuesi Burak Yilmaz e nga kapiteni Emre Belozoglu, skuadra ka mbetur e bllokuar për të paktën tre orë pas zbritjes në aeroport për kontrollet e pasaportave, ndërsa bagazhet e lojtarëve janë hapur dhe kontrolluar për motive të paqartësuara sigurie.

Skandalin e ka shkaktuar edhe një gjest i një reporter fals që I ka afruar në fytyrë Belozoglu një furcë dhëmbësh sit ë ishte një mikrofon. Ministri i punëve të jashtme turk Mevlut Cavusoglu e ka cilësuar të papranueshëm trajtimin e marrë nga skuadra në planin diplomatik e humanitar. “Askush të mos dyshojë se do të bëjmë cfarë është e nevojshme në këtë rast”, ka paralajmëruar Cavusoglu, duke njoftuar një telefonatë me homologun e tij në Reykjavik e dërgimin e një note proteste përmes ambasadës së Ankara në Norvegji.

Për një episod “të papranueshëm” ka folur edhe zëdhënësi i Erdogan. Reagime të ashpra kanë mbërritur edhe në rrjetet sociale, ku mikpritja e Islandës, aty ku tre ditë më parë mbërriti Shqipëria, por që nuk pati këtë lloj problem, është përcaktuar “raciste”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *