• |
ide | kryesore

Tiranë/ Vinin në dispozicion lokalet për lojra fati, procedohen penalisht 2 persona

Lajme



Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy persona të dyshuar si përgjegjës për ushtrimin e aktivitetit të jashtëligjshëm të lojrave të fatit. Në kuadër të operacionit të koduar “Poker” dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, forcat policore proceduan penalisht shtetasit me iniciale R.N., 32 vjeç dhe A.S., 55 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Irfan Tomini” dhe në rrugën “Ismail Qemali”,  në lokalet nën administrimin e të proceduarëve për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, kompjuter, monitor, aparate celularë, bizhuteri, çelësa mjetesh, si dhe vlera monetare.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *