• |
ide | kryesore

Tre shenja se Rama tradhëtoi veten pas deklaratës së Metës

Arkiva, Kryesore



Njeriu që shkruajti plot shtatë letra përgjëruese për dialog sot po tregon se do të shkojë drejt përplasjes finale. Që nga dalja e lajmit se Ilir Meta do të anulonte 30 qershorin si një farsë e votimeve një partiake, kryeministri ka hedhur një sërë hapash të gabuara që tregojnë se ai po kërkon luftë dhe jo paqe.

Me të drejtë gazetari Andi Bejtja (lexo shkrimin këtu) kishtë bërë një vëzhgim fin kur veçonte deklaratën e Ramës nga Burreli “se Ilir Meta është i padenjë për zyrën e presidentit” vetëm pak minuta pasi ai kishte shpallur anullimin e zgjedhjeve. Pa e lexuar deklaratën, pa pritur argumentimin, pa analizuar arsyet, nga një tribunë mitingu, kryeministi vendosi atë që do të bëhej vijësjellja e gjithë shumicës parlamentare. Pa i hyrë nëse ishin apo jo kushtetuese referimet e Metës, një gjë është e sigurtë, se Rama i hodhi poshtë pa u njohur me to. Prandaj çfarëdo që të thotë mbrapa ai është i paragjykuar se rrefuzon dialogun dhe kompromisin derisa e hedh poshtë një ftesë për paqe qoftë edhe pa e dëgjuar atë. Kjo i bën të gjithë arsyetimet e tij të mëpasshme të pabesueshme.

Akti i dytë është qëndrimi skandaloz i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, me shumicë socialiste, që përdori si alibi juridike të gjithë urdhërat politikë të dalë nga PS.  Duke vepruar edhe më rëndë se sjellja antilogjore e mospranimit të komisionerëve të PS dhe LSI për zgjedhje, KQZ mori atrubutet e një gjykate partiake(pra pa pritur ate qe rekomandoje edhe vete juristet rilindas, ankimimin ne gjykaten administrative), duke vendosur njësoj si Elisa Spiropali se dekreti i Presidentit nuk ka vlerë ligjore. Denar Biba, i njëjti që sipas përgjimeve të publikuara, qe dërguar nga qeveria për të korruptuar një gjykatës të Strasburgut, vendosi dhe vulosi vetë se dekreti i Kreut të shtetit nuk kishte asnjë vlerë.

Dekreti i Metës/ Nënkryetari i KQZ-së: Akt administrativ i pavlefshëm, nuk merret parasysh

Për ta përforcuar këtë marrëzi, njësoj si KQZ u soll dhe ish demokrati sharlatan Myslym Murrizi. I shndërruar nga myzeqar në konstitucionalist, ai në emër të opozitës së re parlamentare deklaroi nga selia e kuvendit se kushtetuta jonë nuk e njeh çdekretimin.

Myslim Murrizi mendon si Rama: Në 30 qershor do të votohet. Çdekretimi i Metës shpikje alla shqiptarçe

Pra Edi Rama, po i mobilizon të gjitha bateritë e tij ligjore dhe politike për të marshuar drejt luftëës. Akt i Ilir Metës sado i diskutueshëm qoftë shërbeu për një gjë: Ai e kapi kryeministrin në befasi duke treguar qëllimet e tij të vërteta.

Rama mund të ruante heshtjen pas deklaratës së Metës. Po ai nxitoi të reagonte pa e dëgjuar dhe pa e lexuar. Rama mund ta shtrëngonte KQZ që ti bindej, por të paktën duhet të ruante formën dhe ta detyronte Denar Bibën të priste deri sa të kishte një interpretim gjykate për  aktin e presidentit. Ai nuk duroi dot dhe e humbi edhe këtë shanc. Ai mund ta kursente nga diskreditimi makabër shokun e Kujtim Gjuzit, por e detyroi të dilte si ekspert kushtetute para kamerave duke e pluhrosur dhe imazhin e opozitës së re.

Të gjitha këto tregojnë se kryeministri e ka humbur sensin e realitetit dhe arsyes dhe drejtohet vetëm me instikte si bisha që ndjen erën e gjakut.

©Lapsi.al



27 Comments

    1. Ore politikan. Na thoni cfar halli keni, ca patet keto muaj dhe u hodhet te gjith perpjet sikur ju pickoi miza cece. Ishit mire ca patet.
      Po kishe qef tu shikoje para 3 vitesh, kur votuat REFORMEN NE DREJTESI.
      Te gjith te bashkuar te gezuar.
      Te gjitha palet thoshin fitore fitore.
      Tani cu gjeti??????
      Nuk ju pelqen me fitorja qe arritet?
      Cfar te ken valle…

  1. Mos merni me ket gerdall fare me sepse i ka fajet F Nano qe e solli ne pushtet nje hajdut psikopat, nje te droguar, nje imoral, nje hajdut i pa ngopur, qe i shkon mendja se ka sot ne dor dhe rubinetin e ajrit, hhaah rrac ose specje e pa njohur ndonjeher qe u ka nxjerr shum pun shkencetarve te studjojn per ket gerdall sot e mbrapa.

    1. 11vjet ne bashki beri leke pa fund u fuqizu per te arrdh aty ku eshte tani me ja nxi jeten njerzve dhe kush e la rahat gjejeni vete ?!kto e bejne me rradhe 8vjet njeri 8 tjetri gjithmone populli e ha

    1. RAMA JEMI ME TY. Ec perpara. I njohim shume mire se cilet jan ata. Nuk ka nevoj te sqarojm se kush eshte, meta, berisha, mona. Per Bashen trego meshir dhe fale se eshte nje pateric e plakut te poshter.

  2. Nga te gjitha shenjat politike duket se vendin e lylit ne krye te opozites po e merr iliri.Nderkohe qe rama vazhdon te jete ne krye te ps dhe qeverise .

  3. Ne krye te PS realisht jane Astrit Avdylajt !!!!Ata nuk e lene te ike nga karrikja e minuar,tanime……!Nuk e lene dosjet dhe domumetet me te cilat ka vjedhur,o zot i madh ,Shqiptaret kurre nuk do ta besojne se sa !!!???Pafund,pa asnje dokument,fshehurazi publikut,pa asnje procedure,thjeshte vjedhim se i kemi pushtetet,te verber !!!!Rama eshte kokrra e idiotit ne lidhje me pushtetin dhe ligjin !!!Edhe Ver Llapa eshte me i zoti !Ndersa per nga veset i ka te gjitha,te gjitha …..!Superordiner.

    1. O r taj tota ,nuk ta ka kush fajin qe iliri dhe lideri historik po ju rrasin ngjalen ju brezit te liderve te qadres .

  4. obobo ca analize…ju qekeni me keq se tema e meros kur vendos te mbroj idiotlliqet e rames sepse mbron te pambrojtshmen.analize me debile skam pare ndonjeher..e sigurt qe se ka bere bushati..po jo cdo kush duhet te bej analiza..ketu flitet ka tager a jo presidenti..vullnetin e rames per dialog a jo e lem me njan..tanto opozita se pranon ne dialog pa dhene dorheqjen..rama ka njemij te zeza po ne kete rast sduhet te krijoj precedent…se po ia ofroni mundeine qe tu anulloj zgjedhjet e 2021 e ta kemi me jete pastaj

  5. Sa me fat ky popull. Po ku i gjejme keta mor vlla ku i gjejme? Mer njerin perplas te tjetri. Po ky i fundit shok veten dhe veliajn ka.

  6. O kafe e hidhur, ne keto muajt e fundit lideri yt eshte zene dy here gafil. Se pari me djegjen e mandateve dhe tani me cdekretimin e zgjedhjeve. Nese ne rastin e djegjes se mamdateve pati njefare luciditeti dhe vetepermbajtjeje, tani e ka humbur komplet. E ka humbur pasi nuk po di te flase vete dhe po nxjerr Dylqinjen per te thene se do e rrezoje presidentin. Natyrisht vetem nje person pa njohuri baze kushtetuese flet ne ate menyre dhe ne ate Kuvend qe aktualisht ka 122 deputete, pra eshte i paligjshem sipas kushtetutes, maksimumi 1/ 6 mund te dine te perkufizojne kushtetuten. KQZ si institucion kushtetues merr persiper te beje Gjykaten Kushtetuese gje qe duket pak si e pakuptimte. Ka nje problem, ne pretendimim e Bibes (sa i shkon mbiemri) ose te dy dekretet presidenciale jane te pavlefshme, ose jane te dy te vlefshem. Merre si te duash. Daljet e Murrizot jane budallalleku me i madh qe mund te behet pasi miqte e mi ne Tirane me kane folur per ortakite e tij me deputetet e majte ne shkolla apo ne ndertim pallatesh. Gjithsesi, KM pervec asaj qe tha ne Burrel para 50-60 vetesh po mundohet te mos flase dhe kjo eshte pak e çuditeshme pasi jemi mesuar me piruetat 180 gradeshe ose me mosmbajtjen e premtimeve te shumta. Ndoshta ka hallin se ne kancelerite perendeimore fjalet e tij mberrijne ndersa per keta te tjeret s’e vret kush mendjen pervec Don Kishotit… Ndoshta, ama ajo qe po bejne keta lakejte, behet me teper per te mbajtur hovin revoluciomar dhe per t’i dhene zemer kllases sone puntore heroike qe te jete e gateshme per çdo gje. Ka vetem nje priblem, votumet edhe mund te behen, por e zeme se shume shume pas 6 muajsh ndorron qeverija, atehere do konsiderohen te paligjshme se te tilla jane ne fakt. Jo thjesht per faktin e cdekretimit, por per menyren si po behen.

    1. sa per replike qe te mbash nje qendrim te caktuar sdo te thote qe ke padron..te jesh zot i vetes tende te ndihmon ne mendimin e lire..te kapesh gafil nga sjellje ekstreme te paimagjinushme dhe qe sjane pjese e sistemit politik nuk tregon ndonje zotesi.per me teper qe skeni kap gafil asnje thjesht po i shtoni pushtetin atij qe pretendoni qe doni ta rrezoni,te ashtuquajturit padroni im:))se presidenti shkallon e shkallon dhe opozita e bejne vetvrasje politike e i mbushin mendjen vetes sa inteligjent jane mund te bejn pas vetes ca si puna jote qe keta rilindsit e kane heq nga puna a i kane vene gjoba bisnesit tend,ndersa mua qe jam i lire intelektualisht e sjam tifoz partish e mbi te gjithash emrash te pervecem,nuk me inspiron te afrohem as te pragu i deres.nese ti thua un sfutem ne zgjedhje se sdua te futem,i jep te drejt piktorit ta mbaj karrigen e vet ne pafundesi se do te thote thithmon sdua te futem,,,e un kete se deshiroj..sot sh mire qe flasim per presidentin se te pakten nuk flitet per dhunne e per pushke..thjeshte per karrige te njerit a te tjetrit.qe te kuptosh kushtetuten dhet te kesh pak sens juridik e minimalisht pak llogjik.nese i ke e kupton leht nonsensin e katrahuren e metes.eshte e kot te te bind se tifozat e skuadrave ne pergjithsi nuk ecin me llogjik por vetem me pasion..ty te ka kap pasioni me liken.urime

    2. Po ca karin Po thua ti o zotni. Lexon apo slexon ca thot ai. Po i jep Rames precedent qe te rri perjet. Zhvishu nga emocionet dhe thirri arsyes.

  7. Shoh se janë bërë agresivë militantët e Ramës, si dora e Avdylajve që janë në hall se do të hanë burgun edhe dora e injorantëve që kanë shitur votën tek ata.
    Po a shitet vota veç për të blerë një celular e për të ndenjur barktharë ?

  8. Janë të tëra hipokrizi e trashë katundarësh deklarimet e Murrizit se do të bëjë “opozitë të fortë” me qeverinë në Kuvend,medemek nga pozita më radikale se PD.
    Në ditët e para që e bëri këtë maskarallëk për ti ardhur në ndihmë gjatoshit, e dëgjova të thoshte në një nga studiot proqeveritare televizive, se ai i konsideron partitë si “shoqëri aksionare”.
    Pra ai në PD qe futur vetëm si aksioner biznesi e kur e pa që tek PD nuk pin ujë kategoria e tij, ashtu si edhe ca Frrokër e Ndokër që pretendonin se vijnë nga familje të persekutuara nga diktatura enveriste, e gjetën veten për blerë e shitur “aksione” tek socialistët.
    Për Rudinën, ndonëse edhe ajo e ka thelluar marrëzinë e saj, përsëri më vjen keq se duket kjartazi ngaqë ka një intelekt nën mesataren, ka rënë lehtësisht pre e ujqërve të korruptuar.

  9. O a jeni ne vete ju komentues lesha qe komentoni pa lidhje o ketu behet fjal per ardhmerine e Shqiperise o duduka kho seshte loje qe. ju talleni njeri me tjetrin a su mjaftoi komunizmi 45 vjet a su mjaftoi tortura internimi pushkatimi o njeres pa shtylle kurizore cohuni o mos u cofshi kure shpetoni atedheun nga kthetrat e nji te semuri mendor sa seshte vone

  10. ter qenefi negjmije ne kemb,i pa emer u paska ber si artur bushi me 15 emra dhe kujton se e nxjerr kush nga qenefi si ramen.rrini mutes negjmije e dhjerje stalini per mua te ju qij ruqi edhe 55 vite e baba taku 199 vite nena motra,vllazer,burra,e qfare ke i si enveri.mut popull mut kryeminister..mut hani e ramen mbani.por kurr ne evrip nuk shkoni,vizat do ju vej be.

  11. ter qenefi negjmije ne kemb,i pa emer u paska ber si artur bushi me 15 emra dhe kujton se e nxjerr kush nga qenefi si ramen.rrini mutes negjmije e dhjerje stalini per mua te ju qij ruqi edhe 55 vite e baba taku 199 vite nena motra,vllazer,burra,e qfare ke i si enveri.mut popull mut kryeminister..mut hani e ramen mbani.por kurr ne evrop nuk shkoni,vizat do ju vej be.

  12. Me ne fund 3 politikanve Berisha/Rama/Meta po ju vjen fundi! Rames po i vjen nga arroganca,pa aftesia, dhe babezia! Berishes nga dhuna dhe urrejtja qe nxit! Metes nga djallezia dhe pa ngopeshmeria qe e karakterizon.

    1. Ca dhune po nxitnmer loqe se dhe kno i takon rames. Na ka ardh ne maj te hundes. Po mos kishkncdal ata politikan atje qe e embelsojne me kamera dhe mikrofon do misj marr flak kryeministria sot. Jetoni ne bote imagjinare. Parazit ropqir

  13. Ore po ky pa mut Emer ka apo ska Pune tjeter,vetem te haj mut e paguan Ram Bytha ter kohes para kompiutrit rri vetem te shaj opoziten .Ore hidhu ketej nga Lushnja rruges ke lokalet e Pilo Lales ,ben pace te mira po ti hedhesh ca spec djeges do te beje mire nga prapanica ,po ska gje se ta freskojne rruges ke plot kallapseza qe edhe gojen ta mbyllin kollaj qe mos te dhjesesh nga ajo ,te presim ne Karbunare o ti ipa. emer hajde shpejt ketu kemi dhe lym Murrizin bashke me Tit Potozin te vish me pa tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *