• |
ide | kryesore

VIDEO/ Daçiç shigjeton ambasadoren e Kosovës: “Je ulur me kolonizatorët!”

Lajme, Të fundit



Në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara të hënën, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i është afruar nga pas ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe i është drejtuar duke iu referuar një pjese të fjalimit të saj.

“Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje secesioniste. Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit”, – tha ambasadorja Çitaku në fjalën e saj në seancë.

“Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”, – thotë zoti Daçiç në serbisht.

Ambasadorja Çitaku ishte ulur me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteteve të Bashkuara me të cilët ajo po bisedonte. Ambasadorja tha Zërit të Amerikës se zoti Daçiç e ndërpreu bisedën me ofendime te zhurmshme dhe të përsëritura.

“Unë isha e ulur me shpinë dhe (Ministri i Jashtëm serb) Ivica Dacic filloi të flasë pas meje me zë të lartë. Duke u munduar te me denigrojë mua personalisht si dhe Ambasadoren (Teuta) Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë nderkombetarë, zoti Daçiç sillej në selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në kafene”, – tha ajo. Ambasadorja Çitaku tha se ajo vetë as nuk u kthye dhe as nuk reagoi./VOA



2 Comments

    1. Jo, Daçiç eshte ai qe ka nje pergjigje te sakte dhe te goditur kur momenti e kerkon. Ndryshe nga ai çapaçuli “i lexuar” i Rames, qe spara cazzate sa here qe i jepet mundesia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *