• |
ide | kryesore

Video / Kosova shkëlqen në Bullgari dhe merr fitoren e parë në kualifikuese “Euro 2020”

Arkiva, Sport



Kosova ka mposhtur 3-2 Bullgarinë duke regjistruar fitoren e parë në kualifikueset për “Euro 2020”. Një ndeshje me shumë emocione deri në sekondat e fundit të takimit që u luajt në në “Vasil Levski” të Sofies.

Dardanët e nisën me ritëm pjesën e parë duke kontrolluar lojën. Në minutën e 14′-të, Rashica i ka dhuruar epërsinë verdhebluve me një goditje nga brenda zonës, pas një krosimi të Vojvodës që nuk u largua mirë nga njëri prej mbrojtësve bullgarë. Edhe në minutat në vijim Kosova e kishe në kontroll avantazhi, por në minutën e 43′-të, Popov me një goditje befasuese nga hyrja e zonës, e dërgoi topin në rrjetë. Kështu pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Pjesa e dytë i solli avantazhin bullgarëve, për të cilët realizoi me kokë Dimitrov në minutën e 55′. Avantazhi nuk i demoralizoi Dardanët të cilët në minutën e 64′ gjetën golin e barazimit me një goditje me kokë të Muriqit. Ky i fundit shënoi sërish me kokë, katër minuta më pas, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Pas një krosimi të Rashicës, erdhi goli i fitores në minutën e 93′-të, me kokë nga Rashani i futur në lojë në të 76′-ën për Zhegrovën.

Me tri pikët e sotme, Kosova numëron 5 pikë në Grupin A, një më pak se Anglia dhe Republika Çeke.

Për sa i takon ndeshjeve të tjera kualifikuese që u zhvilluan sot:

Republika Çeke-Mali i Zi 3-0
( Jankto 18′, Kopitoviç 49′, Shik pen. 82’/ )
Danimarkë-Gjeorgji 5-1
( Dolberg 14′, 63′ Eriksen pen. 30′, Poulsen 73′, Breithueit 93’/ Lobjanidze 25′)
Ishujt Faroe-Norvegji 0-2
( / Johnsen 49′, 84′)
Irlandë-Gjibraltar 2-0
( MekGoldrik 30′, Bredi 93′ / )
Letoni-Slloveni 0-5
( / Crnigoj 24′, 27′, Iliçiç pen. 29′, 44′, Zajc 47′)
Maltë-Romani 0-4
(Puskas 7′, 29′, Çipciu 34′, Man 91′)
Maqedoni e Veriut-Austri 1-4
(Hintereger aut. 18′ / Lazaro 39′, Arnautoviç pen. 62′, 82, Laimer 86′)
Poloni-Izrael 4-0
(Piontek 35′, Levandovski pen. 56′, Grosiçki 59′, Kadzior 84′ / )
Serbi-Lituani 4-1
( Mitroviç 20′, 34′, Joviç 34′, Ljajiç 92′ / Novikovas pen. 70′ )



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *