• |
ide | kryesore

Vidhet arka e xhamisë në Burrel

Lajme



Xhamia e Burrelit është vjedhur gjatë ditës së sotme, nga një grup personash të paidentifikuar.

Mësohet se grabitësit kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash që gjendeshin në arkë.

Sakaq, Policia ka nisur hetimet për kryerjen e zbardhjes së plotë të dinamikës së ngjarjes.

Kujtojmë se një javë më parë, një vjedhje e kësaj natyre ndodhi edhe në Kishën Ortodokse të qytetit të Durrësit, ku agresorët thyen xhamat e dritareve të objektit të kultit, duke mundur të depërtojnë në brendësi, për të vjedhur arkën ku depozitojnë të holla besimtarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *