• |
ide | kryesore

Vlorë/ I vendos eksploziv banesës së prindërve dhe dhunon bashkëshorten, arrestohet 35-vjeçari

Lajme, Të fundit



Prangoset nga policia një person i shpallur në kërkim, si i dyshuar për vendosjen e  eksplozivit në pronën e prindërve të tij, i akuzuar gjithashtu për dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Mësohet se 35-vjeçari me iniciale E.O banues në Vlorë, është ndaluar si autor i vendosjes së eksplozivit në banesën e babait të tij, për motive të dobëta. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur më 3 mars të vitit 2019.

Përveç vendosjes se eksplozivit ndaj këtij shtetasi rëndon edhe vepra penale e ‘Dhunës në familje’.

Policia ka arrestuar në flagrancë edhe një 54 vjeçar tjetër me iniciale A.J., për “Dhunë në familje”. Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Novoselë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *