• |
ide | kryesore

Vrau gruan nga xhelozia, 35 vjet burg për 43-vjeçarin nga Durrësi

Lajme



 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vjet heqje lirie Çelnik Shahollin, 43 vjeç,  autorin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Adriana Shahollit, 42 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë, në banesën e çiftit Shaholli në Durrës, ku pas një debati, Adriana, nëna e një djali dhe e pesë vajzave, gjeti vdekjen pasi u transportua drejt spitalit, si rrjedhojë e plagëve të rënda të marra në kokë.

Shaholli është paraqitur i penduar në seancën e sotme gjyqësore, ku u shpreh se vrasja kishte ndodhur aksidentalisht. Mësohet se viktima kishte pësuar në mënyrë sistematike dhunë fizike dhe psikologjike nga i shoqi, i papunë dhe nën efektin e vazhdueshëm të alkoolit.

Shaholli, për shkak të xhelozisë i kërkonte viktimës që të braktiste punën e të qëndronte në shtëpi, pavarësisht se ishte e vetmja anëtare e familjes që siguronte të ardhura.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *