• |
ide | kryesore

Zyrtari i lartë i BDI-së arrestohet në Maqedoninë e Veriut

Lajme



Arrestohet në Maqedoninë Veriore funksionari i lartë i BDI-së, Jahi Jahiu. Arrestimi i sekretarit shtetëror në Ministrinë për Shoqëri Informatike është bërë mëngjesin e sotëm me urdhër të prokurores për krim të organizuar, Vilma Ruskovska.

Jahiu dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në marrjen e provizionit nga një tenderi i fituar. Policia ka kryer dhe kontrolle në banesën e tij. Sipas informatave të portalit SDK, bëhet fjalë për një mitmarrje prej 10 mijë eurosh, të cilat Jahiu i ka marrë në mënyrë të paligjshme gjatë viti 2014-2015.

Jahiu është një nga katër sekretarët shtetërorë nga radhët e BDI-së që u emëruan në qeveri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *