• |
ide | kryesore

20-vjetori i përfundimit të Luftës së Kosovës/ Ish-Sekretarja amerikane e shtetit, Albright, mbërrin në Prishtinë

Planet



Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka mbërritur në Prishtinë për të marrë pjesë në 20-vjetorin e përfundimit të Luftës së Kosovës, pas sulmeve ajrore të Organizatës së Atlantikut të Veriut (NATO).

Albright, sikurse edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do të marrin pjesë në aktivitetet shtetërore të organizuara për të përkujtuar këtë datë historike për Kosovën.

Është parashikuar që Clinton dhe Albright të mbajnë fjalime gjatë ceremonisë qendrore, që do të mbahet në qendër të Prishtinës. Më pas, dy ish-zyrtarët e lartë amerikanë do të marrin pjesë në zbulimin e shtatores së ngritur në shenjë përnderimi për kontributin e Albright, zyrtares kryesore amerikane që këmbënguli në ndërmarrjen e bombardimeve mbi ish-Republikën Federale të Jugosllavisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *