• |
ide | kryesore

20-vjetori i përfundimit të Luftës së Kosovës, ministri ironizon Brnabic: Të përshëndet nga Tirana një nga “barbarët e zbritur nga pylli”

Lajme



Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka uruar Kosovën me rastin e 20-vjetorit të përfundimit të Luftës, duke iu drejtuar tërthorazi kryeministres serbe, Ana Brnabic, e cila në një konferencë shtypi të pak kohëve më parë, teksa foli mbi zhvillimet e fundit në raportet bilaterale, përdori një fjalor stigmatizues ndaj shqiptarëve duke thënë shprehimisht se “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali. Për ata është njësoj nëse atje ka luftë ose jo, dhe kjo më shqetëson”.

“Ata që dhanë jetën vlen të kujtohen me peshën e heshtjes së lirisë. Të gjithë ne të tjerët bëmë vec detyrën. Ta gëzosh lirinë Kosova ime.  Të përshëndet nga Tirana një nga “barbarët e zbritur nga pylli’.”- shkruan ndër të tjera Majko në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”.

Postimi i Majkos

Në këtë përvjetor të 20 të Luftës së Kosovës ndjek me dëshirë e mall mbritjen në Prishtinë të miqve të shqiptarëve në ditë të vështira. Presidenti Klinton dhe Zonja Ollbrajt së bashku me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Bler janë ndër protagonistët kryesorë të cilët shënuan kthesën e historisë për shqiptarët.

Ata që dhanë jetën vlen të kujtohen me peshën e heshtjes së lirisë. Të gjithë ne të tjerët bëmë vec detyrën. Ta gëzosh lirinë Kosova ime.

Të përshëndet nga Tirana një nga “barbarët e zbritur nga pylli”.

Pandeli Majko

11 Qershor 2019



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *