• |
ide | kryesore

Alexis Tsipras tregon parakushtin për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE

Lajme, Planet



Në paraprirje të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më datë 7 korrik, kryeministri grek, Alexis Tsipras, duke prezantuar programin politik të “Syriza”-s, ka shprehur per herë të parë kushtin që Greqia parashtron ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri për herë të parë përcaktohen si kriter për hyrjen në Bashkimin Europian”- ka deklaruar Tsipras ndërsa foli rreth diplomacisë së Greqisë dhe raporteve ndërfqinjësore.

Respektimi i të drejtave të minoritetit grek dhe të pronave të tyre, kryesisht në zonën e Himarës, ka qenë një kriter i artikuluar edhe më herët nga zyrtarët grekë në këmbim të dhënies së votës pro nisjes së bisedemeve Shqipëri-Bruksel. Por, është hera e parë që ky parakusht konkretizohet dhe gjen vend në programin elektoral të një partie politike greke, në kohën e forcimin të nacionalizmit dhe të grupimeve të ekstremit të djathtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *