• |
ide | kryesore

Basha: S’ka kanale të fshehta komunikimi me Ramën, kërkesat e opozitës nuk ndryshojnë

Lajme, Të fundit



Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, kryetari i saj, Lulzim Basha, i ka kushtuar rëndësi përgenjeshtrimit të çdo zëri që flet për marëveshje të tij me Edi Ramën. Ai e ka bërë të qartë se Edi Rama e përdor dezinformimin dhe thashethemet politike për të ngjallur dyshime dhe pasiguri. Basha deklaroi se “nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës”, tha Basha në mbledhjen e forumit më të lartë politik vendimarrës në PD.

“Ka dy gjëra që duhet t’i dini qartësisht”, iu ai anëtarëve të Këshillit Kombëtar:
“1. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i yni. Kjo nuk ka ndryshuar.
2. Dalja para drejtësisë e të gjithë atyre që vodhën votat tona, votat e shqiptarëve është kusht i panegociueshëm.”

Duke theksuar këto dy pika që qendrojnë në themel të kërkesave të opozitës, Basha u kërkoi anëtarëve të Këshillit Kombëtar të sqarojnë çdo demokrat dhe çdo qytetar që të mos bien pre e propagandës së Edi Ramës. “Ne nuk dolëm nga Kuvendi për të bërë pazar. Ne nuk bojkotuam zgjedhjet lokale për të bërë pazar. Ne nuk kemi shpallur largimin e Ramës për t’u ulur me të në tavolinë. Do të ishte cmenduri dhe nuk do të sillte asgjë të mirë për vendin”, mësohet se është shprehur ai në mbledhje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *