• |
ide | kryesore

Bill Clinton shkon për vizitë në Kosovë, policia merr masa të forta sigurie

Lajme

Ish-Presidenti i ShBA-së, Bill Clinton, i konsideruar miku më i madh i kosovarëve, shkon sot në Kosovë.

Për shkak të kësaj vizite të rëndësishme janë marrë masa të forta sigurie. Që prej orëve të para të mëngjesit, Policia e Kosovës është duke bërë kontrolle të shumta në rrugën “Tringë Smaili” në kryeqytet,  rrugë e cila të dërgon në hotelin ku  pritet të qëndrojë ish-presidenti amerikan.

Përveç ndalimit të kalimit të automjeteve në këtë rrugë, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në terren edhe me njësinë e qenve ‘K9’ për të siguruar perimetrin e vendit.

Një numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës të armatosur, janë parë në gatishmëri po ashtu. Clinton do të pritet nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo është vizita e dytë e ish-Presidentit amerikan në Kosovë.

Thaçi takohet me Clinton në orën 15:00, ndërsa Haradinaj gjysmë ore më vonë. Gjatë pritjes, Clinton do të dekorohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu