• |
ide | kryesore

Buffon mund ti marrë vendin Casillas: edhe një herë sulm për Champions

Sport



Gigi Buffon mund të rifillojë nga Porto. Pas një sezoni të komplikuar nën Tour Eiffel e lamtumirës së dhënë Psg, ish-portieri i Juventus mund të marrë vendin e mikut të tij Iker Casillas, bllokuar nga një problem i rëndë kardiak. Një ide që në orët e fundit po merr prioritet, mbi të gjitha sepse Buffon tek Porto do të kishte mundësinë të provonte Champions League e të luante një rol të rëndësishëm mes të mëdhenjve të futbollit europian.

Aventura tek Psg ka zgjatur vetëm një sezon dhe e ka lënë të zhgënjyer. Ish-kapiteni bardhezi nuk është ende gati ti japë lamtumirën futbollit të luajtur e kërkon sfida të reja. E Porto mund të jetë zgjidhja e duhur. Ndoshta e fundit në këto nivele. Klubi po kërkon një portier ekspert për të zëvendësuar Casillas dhe Buffon është i tillë e ka një dëshirë të cmendur për ta provuar edhe një herë në champions, pavarësisht se me shanse të reduktuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *