• |
ide | kryesore

Elbasan/ Aksidentohet një fëmijë 12-vjeç

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë 12-vjeç.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Mengël, ku shtetasi E.P., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Hondai” ka aksidentuar një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprimet e mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *