• |
ide | kryesore

Elbasan Arena bosh kundër Moldavisë: Kombëtarja e brakstisur për politikat e gabuara të FSHF

Sport



Një skuadër pa tifozë është e destinuar të vuajë, e kur bëhet fjalë për Kombëtaren vetmia është edhe më e madhe. Kuqezinjtë po kalojnë një moment delikat, me luhatje e ndryshime, por në këtë situatë kanë qenë edhe më parë, ajo të cilën nuk e kanë përjetuar asnjëherë më parë është zbrazëtia e shkallëve të stadiumit, kur të zbresin në fushë. Kundër Moldavisë në Elbasan Arena tifozët pritet të jenë pak, shumë pak, krahasuar me si jemi mësuar të shohim entuziazmin e tyre në mbështetje të Kombëtares.

E kjo është edhe më e trishtë se rezultatet e kohëve të fundit, ndonëse janë pikërisht këto rezultate që kanë demoralizuar zemrat kuqezi të tifozëve. Disfata në Ligën e Kombeve dhe një fitore në tre ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 sigurisht që ndikojnë, sidomos po ti shtosh këtyre edhe një performancë nën ton, pak të ngjashme me një skuadër që luan si e tillë edhe kur mundet. Nuk është ndihmë, madje përkundrazi, politika institucionale e FSHF-së në lidhje me kombëtaren, duke iu referuar mbi gjithçka biletave, me cmimet e ekzagjeruara, me legjitimitetin se paguhet për kombëtaren dhe jo për kundërshtarët, i ka distancuar gjithnjë e më shumë tifozët.

Këtë herë Federata ka bërë një hap mbrapa, duke zbritur në cmim, por sërisht tepër i lartë po të kesh parasysh ku luhet. Kuqezinjtë kanë luajtur në Loro Borici ose Elbasan Arena dhe për këdo tifoz, lëvizjet kushtojnë dhe duhet të ishin marrë në konsideratë, përmes një menaxhimi më të mirë promocional, me një elasticitet veprimi, në varësi të situatave dhe rezultateve, duke u treguar intuitiv në të kuptuarit e asaj cfarë kalon nëpër mendjen e tifozëve. Thirrja apo presingu i ushtruar në rrjetet sociale nuk i sjell tifozët në stadium, kjo është e qartë dhe do të provohet kundër Moldavisë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *