• |
ide | kryesore

Haradinaj pas vizitës në Gjermani: Kemi lajme të mira për Kosovën

Lajme



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është kthyer pak ditë më parë nga vizita e tij zyrtare në Berlin ku takoi kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ai ka folur për detajet dhe rëndësinë e këtij takimi.

“Mendoj se është me rëndësi ta konfirmojmë që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë kanë arritur një nivel më të lartë të tyre. Është një marrëdhënie dhe situatë e re. I kemi trajtuar të gjitha temat dhe zakonisht bëjmë kujdes se si i elaborojmë ato. Ka lajme të mira për Kosovën. Një nivel i tillë i marrëdhënieve Kosovë-Gjermani së pari e përshpejton liberalizimin e vizave dhe ndikon drejtpërdrejtë në këtë temë, por pastaj edhe në aspektin rajonal, bilateral me Gjermanisë si dhe në rrugën e integrimeve evropiane ndikon pozitivisht”-tha Haradinaj.

Pas takimit me kancelaren Angela Merkel, kryeministri Ramush Haradinaj në një deklaratë për mediat u pa shumë më pesimist se sa herët e tjera për liberalizimin e vizave. Megjithatë vet Haradinaj thotë se nuk është pesimist dhe pret lajme të mira së shpejti për këtë temë.

“Është mënyrë e të shprehurit sepse e di që si Kosovë e kemi punën mirë për liberalizimin e vizave. Duhet të jemi serioz dhe të vazhdojmë të mbetemi në temë. Kam kufizimet e mia sa mund të flasë dhe mund të hyjë në detaje në këtë etapë, por mund t’iu siguroj se e kemi punën mirë për liberalizimin e vizave. Nuk do të shkojë fare larg deri te marrja e njoftimeve të caktuara. Jemi në proces dhe po punojmë. Jemi palë serioze – nuk do të na trajtonte Gjermania në atë nivel të marrëdhënieve sikur të mos ishim palë serioze. Mënyra e pritjes është një ndihmë e jashtëzakonshme në çdo dimension të marrëdhënieve tona, qoftë në rajon apo edhe në Europë.

Një trajtim i tillë prej kancelares Angela Merkel ndikon edhe te vendet e rajonit”-ka thënë Haradinaj.

Por, kur do të mund të lëvizin kosovarët pa viza në vendet e Bashkimit Europian?

Nuk flasim për vitin tjetër – punojmë për këtë vit. Nuk është optimiste, është bukur reale tash. Do të kemi lajme të mira së shpejti. Janë disa vështirësi. Ne po bëjmë përpjekje të mos krahasohemi me asnjë temë, por të jemi temë në vete.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *