• |
ide | kryesore

“Kërkesat e Presidentit duhen marrë seriozisht”, Fleckenstein “reflekton” mbi krizën politike në Shqipëri

Lajme



Kryeministri Edi Rama së bashkë me një delegacion shoqërues, ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel, të ndërmarrë në kuadër të komunikimeve për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama pritet të zhvillojë mes të tjerash një takim në orën 19:00 me presidentin në ikje të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, për të mbajtur më pas një konferencë të përbashkët shtypi.

Ndërkaq, gjatë punimeve të një aktiviteti me temë: “Shqipëria dhe perspektiva e saj europiane”, raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, ka folur lidhur me aktualitetin politik në Shqipëri, duke bërë thirrje që kërkesat e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku përfshihet dekreti për shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe apeli për vendosjen e dialogut mes palëve, të merren seriozisht. “Kam lexuar që Presidenti  është i shqetësuar për situatën dhe se ajo mund të dalë jashtë kontrollit. Ne duhet ta marrim këtë seriozisht edhe pse ne nuk na takon që të ndërhyjmë në politikën e brendshme të Shqipërisë.”- tha Fleckenstein.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *