• |
ide | kryesore

Konferenca e Metës, reagon ministrja: Kemi një president për të qarë hallin

Lajme



Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj personale në “Facebook”, pas konferencës së jashtëzakonshme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Duke përdorur notat e ironisë, Spiropali shkruan se arsyet që kreu i shtetit radhiti për të shpjeguar arysen e marrjes së vendimit për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, tregojnë se “Presidenti se është jo vetëm për të qarë hallin, por edhe për të mos harruar gazin”.

STATUSI I PLOTË

“E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thotë Presidenti i Shqipërisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin.”

Në deklaratën për mediat, Meta u shpreh se vendimi i tij u bë i domosdoshëm në kushtet e përshkallëzimit të ndërsjelltë dhe të vullnetshëm të qendrimeve dhe aksioneve të dy palëve politike për rritjen e tensionit në vend. Presidenti u bëri thirrje palëve politike që të gjejnë gjuhën e dialogut me qëllim zgjidhjen e krizës polike të vendit.

Meta theksoi në formën e një garancie për qytetarët se zgjedhjet do të zhvillohen në një datë të mëvonshme dhe brenda një afati në respektim të plotë të Kushtetutës.

 

 



4 Comments

  1. Rilindjes,i ka mbetur sahati,ne cdo drejtim,por sidomos kesaj qe si e pafytyreshme,ne vjedhje dhe llomotitje pa asnje plan,asnje ide,asnje te vertete.Bes Kallaku,ka mbi dy vjet qe nuk eshte me ne portokalli,se u largua bashke me ate kastravecin tjeter te rilindjes, se do na benin namin me karagjozlleqet e tyre,qe me shume bertasin e qeshin vete,se sa ata qe i shikojne,dhe qe tani na eshte mpref te na behet edhe kryetar bashkie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *