• |
ide | kryesore

Kriza politike/ PD mbledh sot Këshillin Kombëtar

Lajme, Të fundit



Pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë, Partia Demokratike vendosi t’i propozojë Këshillit Kombëtar krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në 61 bashkitë e vendit.

Selia blu pa humbur kohë ka vendosur të thërrasë këtë të martë mbledhjen e Këshillit Kombëtar në orën 18:00 për të diskutuar thellësisht mbi aksionet e radhës së opozitës, e cila ka theksuar se largimi i kryeministrit Edi Rama është kushti i panegociueshëm .

Sipas PD-së, Aleanca Qytetare do të synojë bashkimin intelektual dhe qytetar, me qëllim ndërgjegjësimin mbarëkombëtar për rrezikun që i kanoset rendit demokratik.

“Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”-  theksoi dje Kryesia e PD.

Basha ripërsëriti faktin se nuk do të bëhet pjesë e pazareve politike, ndërsa tha se do të vijojë të jetë në krye të betejës për ta çliruar Shqipërinë nga Edi Rama.



5 Comments

  1. Mos e ktheni Pd -ne si brigadad e kuqe ne Itali duke ngritur njesite guerrile per bllokimin e zhvillimit te zgjedhjeve.Keto jane te papranueshme dhe thjeshte pd do te zhytet ne greminen qe e hapi vete me shume.Nuk e beni ameriken dhe be tju perkrah me keto teori bolshevike te kamufluara ne emer te demokracise.Nuk jemi ne fillimvitet 90

  2. Oho, po pse akoma te faza e ndergjegjesimit qenkemi? Kur behen protesta ne te cilat populli do te tejkaloje opoziten, ndergjegjesimi supozohet se ka marre fund me kohe. Inteligjenca emocionale qe kane njerezit i thote qe i genjyet prap. Skifteret qe behen pellumba kaq lehte, lene shume vend per dyshime. Rama nuk ka ikur dhe ndoshta as zgjedhjet nuk jane shtyre. Nuk e kuptoj pse ky ndryshim qendrimi. Shpresoj t’jua thote edhe keshilli qe jeni gabim. Kesaj i thone nje strategji per dimer, e nje per behar. Inkoherenca vret!

  3. Po u rreshket toka nder kemb.
    Ne politiken shqiptare vetem nje gje ka vler. Perkrahja nderkombetare. Nga momenti qe nuk ka perkrahje nga faktori nderkombetar. Je i mbaruar politikisht.
    Per buadallikun qe e kakterizon liderin e pd, nuk mund te pritej dicka tjeter.
    Ju fut detit ne kemb.

    1. O byrazer !
      Po akoma të ka ngelë mëndja tek përallat që të tregonte babai për miqësinë e pathyeshme me Bashkimin e madh socjetik apo Kinën e Maos ?
      Në demokracinë peerëndimore ka pluralitet politik ku ndeshet e djathta me të majtën.
      Si pasojë e krizës së madhe botërore ekonomike, pati një forcim të lehtë të së majtës e të politikave ultra liberale.
      Por pasi kriza kaloi, qytetarët e këtyre vendeve demokratike filluan të kuptojnë se shkaqet e asaj krize ishin politikat liberale dhe abuzimet me politikat sociale duke i shtrirë këmbët jashtë jorganit, siç ndodhi në Greqi, Itali, Spanjë, Portugali e në Irlandë që katandisën në rrezikun e falimentimit ekonomik. Ndërkaq ishte e natyrëshme që liberalizmit ekstremist ti përgjigjej edhe konservatorizmi ekstremist me politikat sovraniste.
      Me Brexitin e zgjedhjet presidenciale në SHBA, pritej që shembullin e Britanisë ta ndiqnin edhe disa vende të tjera të BE ku partitë sovraniste janë bërë të fuqishme (Italia, Franca, Hungaria e Polonia) që rezikanin edhe të ardhmen e BE.
      Lavdi Zotit , edhe skepticizmi për BE i këtyre forcave sovraniste, tashmë ka ndryshuar duke u përqëndruar ne reformimin e institucioneve qëndrore të BE në Bruxel,
      Sidoqoftë cilido socialist shqiptar që mendon me naivitet me përgjithësimin “ndërkombëtarët” , se BE e SHBA mbështet socializmin, duhet ta ketë të kjartë se politikat e majta socialiste, gjithnjë e më pak do të votohen në perëndim.
      Për hir të së vërtetës duhet pranuar se BE pati një infeksion të dukshëm majtisto komunist, me hyrjen në të të vendeve të perandorisë komuniste, por fakti që në vendet më të zhvilluara ish komuniste të Europës qëndrore, po forcohen partitë e djathta ekstreme, është një tregues edhe për vendet perëndimore, për tju thënë se ne e njohim të keqen e sistemit socialist sepse e kemi provuar në kurrizin tonë, prandaj mos flirtoni me socializmin.

  4. Komentit të mësipërm dua ti shtoj edhe një fakt tjetër historik.
    Është e vertetuar e faktuar që si fashizmi në Itali, ashtu edhe nazizmi në Gjermani, që shkaktuan tragjedinë e madhe të Luftës së dytë botërore, si fillime të tyre kishin socialistët që më vonë u shndruan në nacional-socialistë e përfunduan në kolonialistë nazistë e fashistë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *