• |
ide | kryesore

Kualifikim i munguar? Hysaj: “Ti kthejmë skuadrës identitetin”

Sport



Në fund erdhi një tjetër humbje, por kjo nuk e ndryshon faktin se me teknikun, Edy Reja, kuqezinjtë dhanë shenja ringritje, duke bërë një përfaqsim të mirë, pavarësisht se shpresat për kualifikim u shuan në transfertën e Islandës. Koshientë për shanset e tyre në kualifikueset e Euro 2020 kuqezinjtë kanë motivim tjetër, ashtu si shprehet kapiteni Elseid Hysaj: “Kualifikimi duhet harruar tani, ajo që duhet të bëjmë është të mundohemi të ndihmojmë sa më shumë trajnerin që është i ri – tha shkodrani -. Të përmirësojmë lojën dhe ti kthejmë identitetin skuadrës, të jemi përsëri aty ku ishim”.

Në një rol të ri për të, atë si mesfushor krahu, shkodrani ka interpretuar me inteligjencë detyrat taktike të teknikut Italian, duke shkruar sipas asaj që ai zbulon, përtej pritshmërive edhe për vetë lojtarin e Napolit: “Është një rol i ri për mua, por u ndjeva mirë dhe as vetë nuk e prisja të performoja aq mirë në ndeshjen e parë – shpjegoi Hysaj -. Është ndryshë nga puna që bën mbrojtësi i krahut, por sugjerimet e trajnerit më kanë ndihmuar dhe shpresoj të jem po aq rezultativ edhe kundër Moldavisë”.

Natyrisht që tani kërkohet perfeksionimi i mekanizmave të një skeme të re, me të cilën Reja ka ndërmend ti bëjë kuqezinjtë të luajnë gjatë kësaj fushate eleminatore. Është e qartë se skemën e bëjnë lojtarët, por entuziazmi me të cilin lojtarët e kombëtares e kanë pritur ndryshimin taktik tregon se potenciali për të bërë mirë është…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *