• |
ide | kryesore

Mosmbërritja e letërporosive nga Italia, dështon për herë të pestë seanca për grupin e “Habiljave”

Lajme, Të fundit



Ka dështuar për herë të pestë seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda për grupin e “Habilajve”. Shkak për shtyrjen e gjykimit është mosmbërritja e letërporosive nga Italia, ku vërtetohet se të pandehurit kanë marrë njoftim për fillimin e procesit gjyqësor edhe në vendin tonë.

Sakaq, më datë 13 qershor, pritet që Gjykata e Katanias të marrë vendimin për Habilajt, të cilët akuzohen për “Trafik ndërkombëtar të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kultivim të narkotikëve”. I vetmi anëtar i bandës që po hetohet në Shqipëri është Armando Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nezar Seiti në Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4.5 tonë kanabis, që dyshohet se i përkiste grupit.

Prokuroria akuzon 9 të pandehurit se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme drogë drejt Italisë. Nga përgjimet për këtë grup, doli edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është akuzuar për veprimtarinë e trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe për korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *