• |
ide | kryesore

Shkodër/ Zbulohet skema e mashtrimit, dy biznesmenë i shkaktuan shtetit miliona lekë dëme

Lajme



Pas një hetimi që ka zgjatur rreth 3 muaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor në Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, kanë zbuluar një skemë për përfitimin e tvsh-së në formë rimbursimi në vlerën e 44,602,171 lekëve të reja. Subjekti privta “General Impex”, nëpërmjet aktivitetit të tij i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik që kap shifrën e 248, 994, 420 lekëve, duke fshehur të ardhurat dhe mospagimit të taksave dhe tatimeve.

Pas verifikimeve të kryera, Prokuroria ka lëshuar 2 urdhër arreste për pronarët e subjektit, shtetasit me inicialet K.M dhe D.Th, ka marrë masën e pezullimit të ushtrimit të detyrës për noterin me inicialet Gj.K., si edhe ka marrë masën “detyrimi paraqitje” për A.B, pronar i një subjekti tjetër të lidhur në skemën e mashtrimit.

Këta shtetas kanë konsumuar veprat penale në bazë të nenit 180 “Fshehje e të ardhurave”, neni 181 “Mospagim i taksave dhe i tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *